Këshilla/Blog

02.03.2018

Pershendetje doktoresha! Kam shume nevoje per ndihmen tuaj. Historia ime fillon ne vitin 2012 kur un u dashurova me nje djale qe sot eshte bashkshorti im por kur rash ne dashuri e dija shume mire qe familja ime do e kishte shum te veshtire ta pranonte ate Si dhenderr!!! Ky stres me beri te kaloja ne ankth dhe panik. Nuk haja me madje edhe era e ushqimit me bezdiste. Villja here pas here kisha rrahje shum te shpeshta te zemres. Kisha diarre pafuqi ndonjehere me mpiheshin kembet dhe me ftoheshin me mpiheshin edhe duart.nuk kisha me deshire per tu argetuar me shoqerine. Doja te rrija vetem dhe ne qetesi. Nuk flija pothuajse fare. Shum frikera me vinin ne mendje shum mendime negative dhe pesimiste per cdo gje.ndonjeher me dukej sikur me mpihej edhe mendja nuk kisha perqendrin. Disa here shkoja ne urgjenc ne spital pasi mendoja mos kisha ndonje gje nga stomaku ose zemra por cdo gje shkoi mire. Un studioja infermier ne ate kohe dhe e kuptova qe kisha ankth. Shkoj te nje psikiater ne kliniken venis me dr sadik lala.me dha mjekime seroxat paroxetine 20 mg. E pija per disa kohe sa qetesohesha dhe me pas i nderprisja pa lejen e dr. Behesha shum keq dhe ahkoja serishte kjo pune zgjati gati 2 ose 3 vjet deri sa me dha entact escitalopram 20 mg dhe keaaj here ndoqa pik per pik udhezimet e dr. E nderpreva kur me tha ai dhe deri ne korrik te 2017 isha shume mire. Pa asnje shqetesim. Gjithashtu gjate kesaj kohe u fejova u martova dhe familja ime sot do me shume bashkshortin tim se sa mua ? jan shum te lumtur per zgjedhjen qe kam bere pasi jetoj realisht shume mire. Dhe bashkshortin e kam ne krah per cdo gje. Pas martese vendosem te jetojm ne greqi pasi un nuk gjeta nje pune aty ne tr dhe bashkshorti kishte nje pune goxha te mire ketu ne greqi. Un jam e papune dhe jam gjith diten vetm ne shtepi.nuk kam te drejte pune ketej per arsye dokumentash dhe gjuhen nuk e kam mesuar akoma. E vetmja pune qe mund te gjej eshte ne pastrim por qe bashkshorti im nuk e pranon dot kete gje edhe pse aktualisht jemi ne kriz ekonomike pasi edhe ai eshte i papune sepse kan hedhur ne gjyq pronarin sepse kan nje vit pa u paguar. Ne janar te 2017 vendosem te beheshim me femije por gjat kesaj kohe po merreshim me disa analiza para se ta nisnim dhe dola me tiroide jo sh te larta dhe ciklin e kisha 1 here ne tre muaj dhe nuk kisha ovulim te vezes. Fillova direkt mjekimin e tiroideve dhe ne qershor mi nderpreu dr pasi aq ishte e nevojshme. Ne korrik fillova shqetesime te ankthit serisht. Nuk flija gjum rrahje zemre nuk haja diarre dhe te vjella mungese perqendrimi skisha deshire te argetohesha. Ne shtator erdhem ne shqiperi per pushime dhe shkoj serisht te dr sadiku per vizit. Kesaj radhe me jep mjekim cipralex 20 mg dhe na tha qe nuk dontentojm per shtatzeni gjat kesaj kohe. Ne dhjetor shkoj serisht per takimin e radhes meqe ishim serisht per pushime dhe dr donte tmi jepte edhe tre muaj te tjere por i thash qe dua femije dhe me tha ok do pish edhe nje muaj 5 mg cipralex dhe ndderpriti dhe ashtu bera. Kemi filluar edhe tentimet per shtatzeni po se besoj te ngel vetem per ankthin pasi me kap here pas here. Kam filluar te shkoj 3 here ne jav ne palester se mos me ndihmon por jo mjaftueshem. Dr me ka dhene nje ilac rivotril 0.5 mg ta pije sa here te kem ankth por un e pije shume pasi kam friken e shtatzenise. Shkova ne nje psikiatre ketu ne gr dhe ajo na tha se meqe doni femije nuk ju jap dot mjekime sepse mjekimi do zgjase 1 vit e gjys. Na dha vetem 0. 5 mg tranxene sa here te kesh ankth por edhe ate nuk e pij nga frika mos me ndalon ovulimin e vezes ose nese ngel shtatzen mund te demtoje beben. Ju lutem me ndihmoni me nje zgjidhje se cdo dite e me shume ankthi shtohet. Ju pershendes dhe do ju lutesha tme kthenit nje prgj sa me shpejt

  1. Dr. Blerta Bodinaku says:

    Përshëndetje Deuza,

    Duke qenë e vetëdijshme për mënyrën se si e kufizon ankthi jetën dhe zgjedhjet tona personale, dhe duke kuptuar historikun tënd të sfidave jetësore dhe ankthit unë do të propozoja të filloje psikoterapi. Psikoterapia është një proces trajtimi, i cili nuk kërkon mjekim, por bazohet në eksplorimin e proceseve psikologjike të cilat qëndrojnë në bazë të shqetësimit (në këtë rast ankthit), që e provokojnë dhe mbajnë atë aktiv.

    Studimet mbarëbotërore sugjerojnë që mjekimi është mënyra më e shpejte e trajtimit të ankthit, ndërkohë psikoterapia mënyra më efikase në parandalimin e e përsëritjes së tij. Kombinimi i të dyjave do të ishte një alternativë shumë e përshtatshme, por përdorimi i mjekimit aktualisht mbetet një vendim të cilin të takon ta marrësh ti vetë duke u konsultuar edhe me mjekun psikiatër.

    Pavarësisht zgjedhjes që do të besh në lidhje me mjekimin, unë besoj që psikoterapia e vetme është një alternativë mëse e përshtatshme gjithashtu. Përmes një marrëdhënie sistematike të ndërtuar me një psikoterapist profesionist, do të mundesh që të eksplorosh arsyet dhe mënyrën se si është aktivizuar dhe instaluar ankthi në jetën tënde, do të eksplorosh mekanizmat psikologjikë që e mbajnë atë aktiv si dhe do të mundesh të ndërtosh mekanizma funksionalë për t’u përballur me ankthin apo sfidat e tua jetësore. Psikoterapia është një proces afatgjatë, që do të thotë se ndryshe nga mjekimi duhet kohë, angazhim aktiv dhe përpjekje nga ana jote për të analizuar dhe zhvilluar modele dhe mekanizma të reja funksionimi. Kjo është kostoja e psikoterapisë, nga ana tjetër është edhe garancia që ndryshimet e përftuara të jenë të qendrueshme në kohë.

    E dashur Deuza, ankthi përbën një shqetësim serioz përsa i përket kufizimit që krijon në të gjitha sferat e jetës personale, por njëkohësht është plotësisht e mundur të punohet me të dhe të kapërcehet. Informohu për terapistë të kualifikuar që munden të të ndihmojnë dhe kërko ndihmë. Jam e sigurt që së shpejti do të mundesh të përballesh me ankthin, jetën dhe zgjedhjet e tua në mënyrë më të shëndetshme dhe funksionale.

    Të uroj gjithë të mirat,
    Blerta

  2. Behar says:

    Un mendoj qe ke nevoj per CBT Therapy (Cognitive Behavior Therapy), është nje terapi pa medikamete ose në kombinim. Kjo është terapi qe manifestohet me anë të komunikimit me psikologut tuaj, me kete terapi do arrini te kontrolloni mendimet tuaja dhe te ndryshoni perspektiven tuaj. CBT eshte terapi shum e popullarizuar ne shtetet europiane poashtu edhe ne SHBA dhe sipas meje eshte shum efikase, gjitha tmirat!

  3. jazi says:

    Cka mund te perdor për gjum,kam perdorur xanax 0,5Lyrica 0,75mgpor prap nuk më zë.a gucoj të përdori Zolpidem 10 mg?

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV