Këshilla/Blog

Anonim 30.09.2019

Pershendetje!
me ndodh ndonjeher sikur bllokohem naten, nuk mbushem dot me fryme , me meren mend me me rriten rrahjet e zemres . Nisa disa vizita te mjeku por nuk i vazhdova se shumica e mjekve me than esht ankth.
Ne pergjithesi jam me vetevlersim te ulet, i ndjeshem
Tani pas 8 muajve me eshte perseritur perseri , por ndonjeher me duket sikur kam probleme me zemren dhe keshtu filloj shqetesohem me shume. A jane shenj ankthi apo ndoshta mund te jene probleme me zemren se kjo ide po me shqeteson cdo dite me shume?

  1. Rubi says:

    Asgje ske..esht ankth.dil argetohu..puno..jeto…dhe rrit vetvlersimin..askush sesht me i mir se ty…

  2. Dorina Kapaj says:

    Përshëndetje,
    Faleminderit që na kontaktove.
    Nga përshkrimi i situatës mendoj që je duke kaluar një periudhë të ngarkuar dhe je duke përjetuar nivele ankthi që të shkaktojnë probleme me gjumin dhe shtim te rrahjeve të zemrës. Trupi yt është duke të të thënë që ka dicka që nuk po shkon ashtu sic duhet. Ti thua që pas tetë muajve të është përsëritur kjo gjendje. Cfarë ka ndryshuar tek ti këto kohë që ke
    filluar të ndihesh në ankth?
    Mendoj se do të ishte ndihmuese ti ndaje me dikë ato cka ndihen dhe po të mundojnë pasi nëse i shpreh me dikë ke mundësi më të mëdha për ti përpunuar ndjesitë, frikërat, shqetësimet dhe kështu mund të gjesh dhe mënyrat për tu përballur më mire me to.

    Megjithatë të këshilloj të bësh një vizitë mjekësore me një kardiolog për tu siguruar që nuk ke probleme me zemrën. Nëse do të kesh dëshirë mund të shkruash më tej mbi shqetësimet që je duke ndjerë.

    Të uroj gjithë te mirat,
    Dorina.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV