Këshilla/Blog

Coli 03.10.2019

Pershendetje ,
Para ca vitesh kam kaluar ankthin dhe ka pak kohe qe me rishfaqet prap mbasditeve ndjej sikur do me ik gjuha ose do me bjer atak perpiqem ta menaxhoj duke qene se e njoh tani por kam nevoje per nje specialist

  1. Redi says:

    Esht thjesht frike ta siguroj,nuk do te ndodhi asnjehere prandaj duhet ta largosh si crike ne mendime dhe gjitchka do te shkoje mire,nga ankthi vuan gati gjysma botes ne momente te ndryshme dhe nuk ka pasur kurre raste te tilla! Praktiko dhe lutjen te largohet sepse ka fuqi!

  2. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje Coli,
    Faleminderit qe na ke shkruajtur.

    Jam shume e interesuar te di sesi e ke menaxhuar para disa vitesh ankthin dhe çfare te ka ndihmuar per ta pakesuar ate. Me ndihmo per te te kuptuar me shume: kur filloi, pse mendon se filloi?
    Ankthi eshte i pranishem te çdo njeri ne njefare mase, por ndonjehere mund te behet mbytes dhe te ta veshtiresoje jeten. Po tani çfare e solli serish? A ka ndodhur diçka qe mund ta kete nxitur?

    Te ftoj te reflektosh pak dhe te shkruash serish.
    Nderkohe, ki parasysh se e vetmja menyre sesi mund ta perballosh nje gjendje eshte duke e njohur dhe pranuar ate. Me pas, mund te perpiqemi per ta ndryshuar. Nese ndjen se je perpjekur ne shume menyra per ta pakesuar ankthin, por nuk te kane funksionuar dhe je me idene per t’u ndihmuar nga nje specialist, une te mbeshtes plotesisht.
    Ketu ke eksperte qe do te te ndihmojne ne çdo rast. Mund te zgjedhesh ke te duash dhe te kontaktosh me ne per ndihme me specifike.

    Te uroj shume qetesi dhe force sot,

    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV