Lela 03.10.2019
Pershendetje . Doja nje keshille per ankthin! Tashme e kam sfiduar prej disa muajsh qekur me eshte shfaqur! Ajo qe mka tremb shume eshte depersonalizmi.Megjithe parehatine kam vijuar jeten normalisht dhe ateher kur mendoja se do zhdukesha. Doja te dija cte bej qe ta largoj perfundimisht , a ndihmon meditimi , pasi simptomave fizike nuk ja kam friken sado qe ndjehem keq e kam kaluar ate pjese. Problemi im qendron se si te bej qe mendimeve te mos i kushtoj rendesi !Bej cdo aktivitet qe beja dikur vetem se nuk jam si me pare, e qete apo e lumtur! Ndonjeher e pranoj them ok e kam un ashtu ka qene e thene ta kem , pastaj perseri me vjen inat pse e kam. , duke qene se ne kete pike te jetes sme mungon asgje . Kam nje pune , jam e fejuar, jam vajze e vetme, prinderit i kam mire. Kam kaluar shume veshtiresi deri ne kete moshe nga ana personale por dhe familjare , shume emocione ,si natyre e ndjeshme ,por jo semundje shyqyr zotit. Por pikerisht kur arrita gjithcka ,mu shfaq. Mbi te gjitha per disa muaj ngrihem ne detyre dhe me vlojne ne koke mendimet a do jem e zonja, pasi me shume jam fiksuar me ankthin. Kam qene shume energjike si njeri dhe thoja qe un kurre nuk mposhtem. Cdo veshtiresi e kam kaluar ke buzqeshje dhe shume force. Tani ndjehem shume e copetuar. Fillimisht vuaja nga pagjumesia por dalengadale u largua, dhe pse me shfaqet ndonjehere. Pyetja ime konkrete eshte : Disa keshilla si te largojme ankthin frikerat, mendimet negative. A ndihmon meditimi! Nuk dua te perdor mjekime dhe per kete gje doja tju pyesja. A eshte e mundur ta mposht vete? Duke ndjekur disa keshilla dhe duke sfiduar veten nga frikerat qe me shoqerojne? A ka mundesi te perkeqesohet nese perpiqem vete, me ndihme te njerzve qe me rrijne prane dhe me keshillat tuaja?!Dua thjesht te kthehem ne menaxhuese sic kam qene dikur. Sado natyre ankthioze kam mundur te bej dy universitete, ndersa tani ankthi e ka tejkaluar normen.Dua te di me siguri qe a mund te cmendem un ne te ardhmen apo te bie ne depresion pa kuptuar dhe me con drejt vetvrasjes , me duket sikur do humb vetedijen pa e kuptuar ( pasi kjo frike eshte me e madhja , per shkak te ndjesise sikur jam ne enderr ) un jam e gatshme ta perballoj vete,sado ndjesi me shkakton. Do doja keshilla, libra vetendihmues, te gjej forcen .Truri im e gjen gjithmone dicka per tu shqetesuar . Nderkohe para disa muajsh isha nje njer plot jete ! Jam e bindur qe ka shume shkaktare te kesaj gjendjes time dhe pak a shume i di . Por a ka mundesi dikush me ankth te kthehet si me pare ? Ose , te arrije ta vete menaxhoje per te jetuar normalisht ? Faleminderit per mundesine per tu shprehur ????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
U ben tashme 5 vite qe un vuaj nga ankthi. Kam marr dhe mjekim te Neurologu per kete pjes.
Kam nje gjendje emocionale shume te dobet üer gjen me te vogel nevrikosem dhe shperthej ne lot me kap duke mu dridhur duart zemra me pulson fort. Ndjehem shum e lodhur nuk dua te bej asgje vetem te rri shtrir kot. Nuk e di si te dal nga kjo gjendje te ul koken te mesoj edhe te merrem me dicka te kerkoj nje pun
Nuk ka fare vetbesim.
Faleminderit!
Pershendetje,
Te falenderojme qe ke ndare me ne shqetesimet e tua.
Te lutemi te shkruash si nje Pyetje e Re ne menyre qe nje ekspert te te ktheje pergjigje.
Faleminderit per mirekuptimin,
Stafi i Nuk Je Vetem
Pershendetje Lela,
Natyrisht qe eshte e mundur te mesosh ta menaxhosh ankthin dhe te rifitosh ekuilibrin qe ke pasur. Besoj fort se mund t’ia dalesh ne saje te forces tende te brendshme, mbeshtetje dhe ndihmes se duhur.
Une besoj se hapi i pare drejt permiresimit eshte kerkimi i ndihmes. Fakti qe je shprehur dhe po kerkon ne menyre aktive suport eshte shume pozitiv.
Shoh qe ndihesh goxha e mbeshtetur dhe ke eksperienca te meparshme te suksesshme te perballimit te ankthit. Te inkurajoj fort te perdoresh gjithe menyrat e shendetshme qe ti di dhe ke provuar, te cilat te kane ndihmuar per ta pakesuar ankthin.
Diçka me rendesi: ankthi eshte i nevojshem deri ne njefare mase, aq sa te na nxise per te vepruar (na motivon). Prandaj, ai nuk mund te eliminohet fare. Njefare ankthi ne jeten tone eshte normal dhe duhet mirepritur. Ndersa tepria e ankthit behet bllokuese. Meqe je ne kete pike, natyrisht qe te duhet ta adresosh drejt.
Siç thashe me siper vazhdo te provosh menyra te ndryshme per t’u perballur, qe nga meditimi, librat, bisedat me miq dhe te rritur mbeshtetes. Po ashtu, kerko menyra te tjera alternative si artet apo sporti (nese te pelqejne).
Ajo qe kuptoj nga letra jote eshte se je mjaft e forte dhe ke ditur te perballosh shume sfida. Ne nje moment thua qe do doje te çliroheshe nga mendimet permes meditimit dhe ne nje moment tjeter thua qe nuk i ke problem simptomat fizike, por vetem mendimet. Me lejo te te them se, se pari, ana mendore dhe ajo fizike jane nje dhe nuk mund te ndahen: trupi dhe mendja duhen pare si nje e tere dhe nuk te ndihmon nese i ndan simptomat dhe perjashton nje pjese te tyre.
Se dyti, largimi i mendimeve te caktuara psh permes meditimit mund te funksionoje, por mundet qe edhe jo. Te inkurajoj ta provosh dhe te shohesh çfare do te ndodhe. Je ti ajo qe do e drejtosh procesin dhe do shohesh sa efektiv mund te jete. Zakonisht, ne punojme me eksplorimin e mendimeve negative dhe jo me shmangien apo eliminimin e tyre. Duke u nisur nga pranimi dhe kuptimi me i mire per keto mendime, por edhe per simptomat e tjera, mund te shkohet me pas pak me tej: te gjetja e menyrave per t’i zevendesuar mendimet, ndjenjat dhe sjellje me te reja, me te pershtatshme.
Ne fund, sugjeroj qe te punosh fort per te eksploruar ankthin tend, idealisht ne nje kontekst terapeutik. Pra, do te ndihmonte shume psikoterapia, pa dyshim; dhe une kete e sugjeroj per kedo qe ka nevoje. Bej nje takim me nje psikolog dhe ai/ajo do te vleresoje nga afer dhe objektivisht per te percaktuar hapat e metejshem.
Ketu ke nje numer ekspertesh qe do te te vijne ne ndihme, mjafton te zgjedhesh.
Te uroj force dhe vullnet per çdo hap qe do hedhesh.
Perzemersisht,
Lediona