Këshilla/Blog

Portokalli 06.10.2019

Kam 1 vit e gjys qe vuj nga ankthi pi hapa per kyt gja ajo qe me shqeteson me shum eshte se kam frig mos te krijoj varsi prej hapave plus qe e shoh vedin se hala nuk jam i afte ti shmangem hapave…shkaku i ksaj gjaje me eshte kriju nga overdoza ne kokain e shum her edhe pse ka koh qe ka kalu ajo situat me duket vedi sikur po me kap po e njejta situat edhe 1 her edhe pse qysh ateher sperdori ma as 1 dhoj lende narkotike tu perfshi ktu qe edhe pijet alkolike i kam eliminu kafeinat pijet me gaz gjanat qe me ka kshidhu psikiatria.

  1. Gresa Sulstarova says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj shume qe ndave me ne shqetesimet e tua dhe tregove hapur mbi cfare ti mendon se ka ndikuar tek ankthi yt.
    Ti ke shkruar se ke mbi nje vit e gjysme qe perdor ilace per te qetesuar ankthin, por une do te doja te dija cfare alternativash te tjera ke provuar per te qetesuar ankthin tend? Ilacet jane nje lloj terapie por ka dhe terapi te tjera te cilat mund te te ndihmojne, sic eshte keshillimi apo psikoterapia. Permes tyre ti zbulon burimin e ankthit qe ndjen dhe meson ta perballosh ate.
    Gjithashtu psikoterapia dhe keshillimi te ndihmojne te kuptosh me thelle veten edhe ne lidhje me varesine qe ke frike se po zhvillon.
    Ky mund te jete nje proces i gjate dhe i dhimbshem por besoj fort se do te te ndihmoje te kesh pergjigjet per te cilat ke nevoje.

    Te pergezoj per vendimin e marr lidhur me mos perdorimin e substancave narkotike, alkolit dhe kafeines pasi ato ndikojne ne gjendjen ankthioze qe mund te provojme duke e shtuar ate. Frika per t’ju rikthyer perdorimit te substancave dhe gjendjeve qe ato dikur te kane provokuar e besoj se eshte e forte, por deri me tani ti shkruan se ia ke dale dhe kete periudhe mund ta perdoresh si burim force per te mos iu rikthyer me perdorimit te tyre.

    Mbetemi ne kontakt nese deshiron te shkruhemi serish,
    Edhe nje here te pergezoj qe ke hequr dore nga perdorimi i substancave narkotike!
    Gjithe te mirat,
    Gresa

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV