Geriol 06.10.2019
Kam shum ankth madje me ka cuar deri ne ate pik qe me bllokohet frymemarrja dhe kur qetesohem me pas me ze nje gjendje gjumi
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Geriol,
Të falenderoj që po e ndan me ne shqetësimin që ke. Ka shumë arsye pse mund të jesh duke e përjetuar këtë gjendje. Frymëmarrja e shpejtuar është një reagim i zakonshëm i niveleve të larta të ankthit ku trupi reagon sikur të ishte duke u përballur me një rrezik që faktikisht nuk është aty, por megjithatë personi e përjeton frikën sikur rrezikun ta kishte përballë. Fakti që përgjumesh pasi qetësohesh tregon se sa shumë energji të merr ky lloj përjetimi emocional. Por mund të bëjmë dicka
për këtë situatë.
Si fillim mendoj që është shumë e rëndësishme të kuptojmë se cilat janë arsyet pse ndihesh në të till mënyrë. Mund të më tregosh pak më shumë mbi situatat që të bëjnë të ndihesh më së shumti në ankth? Cfarë mendimesh e shoqërojnë këtë gjendje që përjeton? Mendoj se është e rëndësishme të ndalemi te të tilla ndjesi pasi duke i kuptuar më mirë mund të gjejmë mënyrën për të shpëtuar prej tyre.
Ti je në një moshë që të vendos përball shumë sfida dhe këto sfida mund të të vendosin në situata të panjohura që mund të kontribuojnë në një gjendje të vazhdueshme ankthi. Shkolla, marrëdhëniet me prindërit, marrëdhëniet me miqtë dhe të afërmit e tu mund të jenë burim i shqetësimeve që po përjeton?
Nese do kesh dëshirë do doja ta vazhdonim këtë bashkëbisedim.
Të uroj gjithë të mirat dhe mirëpres një përgjigje nga ana jote,
Dorina