Këshilla/Blog

Alive_15 06.10.2019

si kaluat mir? u ben nja 7 vite me ankthin po q kur isha m i vogel m kapte m shpesh po tni mundohem ta menaxhoj por kto kohet e fundit esht nji si bezdije n mes t gjoksit kshu si boshllik qe s t le t maresh frym per nja 2 min e t rriten rrahjet e zemres mka ndodh gjithsej 5 her n jet time por sh e sikletshme nejse shpresoh qe t gjith qe vuani nga ankthet edhe paniku t beheni sa me mir

  1. Dorina Kapaj says:

    Përshendetje,
    Të falenderoj që na ke kontaktuar.
    Reagimet fizike që je duke përjetuar janë mënyra se si trupi yt po të komunikon që ka dicka që nuk po shkon ashtu sic duhet. Do doja të kuptoja më mirë mbi natyrën e ankthit që ke kaq vite që je duke përjetuar. Ka ndodhur ndonjë gjë ndryshe këto kohët e fundit që mund të të ketë shkaktuar këtë përjetim? Nga çfarë rrethanash je ndikuar kur ke filluar të ndihesh ankth para shtatë vitesh? Mendoj që është shumë e rëndësishme të kuptojmë që nga zanafilla e shfaqjes së problemit për të kuptuar më mirë gjendjen në të cilën ndodhesh.
    Mund të eksplorojmë së bashku nëse dëshiron këto pesë momentet që kujton si episode ku ke përjetuar të tilla reagime nga ankthi? Mendoj që nese ndalemi te natyra e shqetësimeve që ke pasur mund të kuptojmë më mirë se si ta tejkalosh problemin me të cilin po përballesh.
    Ndjej që ka shumë çështje të dhimbshme të lidhura me këto reagime që je duke pëerjetuar dhe pikërisht sepse janë të dhimbshme ndoshta je duke mbajtur një qendrim shpërfillës ndaj tyre ( thua nejse, ndërkohë që këto janë cështje shumë me vlerë për tu disdkutuar).
    Nëse do të kesh dëshirë do doja ta vazhdonim këtë bisedë.

    Të uroj gjithë të mirat,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV