ina 09.10.2019
Përshendetje. Une vuaj nga crregullimd te ankthit te cilar me kane filluar 4 vite me par kur mu nda nga jeta nje i aferm . Nuk rri dot ne nje vend per nje kohe te gjate dhe nuk udhetoj dot me shume se 1 or dua te zbres te leviz shpeshhere edhe qaj .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Ina, zakonisht problemet e ankthit e kanë një nxitje, rrethanë apo situatë jetësore që e bën të dalë në pah. Vdekja e të afërmit tënd është përjetuar kështu jo vetëm si një humbje e një personi të dashur për ty, por dhe si një rikujtim se të gjithë jemi ‘të kërcënuar’ butësisht nga vdekja. Dhe kjo ide që na tmerron të gjithëve pa përjashtim në një mënyrë apo në një tjetër, për shumicën e njerëzve është
thjesht një mendim kalimtar. Diçka që nuk e kemi në dorë ta parashikojmë apo kontrollojmë, prandaj e largojnë nga vëmendja e tyre si një gjë me të cilën nuk ia vlen të merresh dhe për të mos penguar atë që është e sigurtë për çastin: të jetuarin.
E kuptoj gjendjen e ankthit në të cilën ndodhesh dhe do të të rekomandoja të bëje diçka për ta lehtësuar këtë gjendje, me anë të këshillimit psikologjik apo terapive psikologjike të cilat tashmë kanë dëshmuar rezultate të mjaftueshme në përmirësimin e gjendjeve të ankthit.
Gjithë të mirat
Enkeli