Marina 10.10.2019
Pershendjetje! Jam nje mami I nje djali 4 vjec. Jetoj jasht shtetit.Arsyeja qe Po ju shkruaj esht se kam shum kohe sikur jam ne ankth e stres..kjo per arsy se edhe djalin e kam pas shum te veshtir ne ushqyerje plus larg te gjitheve.ka raste qe mendojsikur do me ndodhi dicka ekeqe mua apo edhe familjareve te mi edhe qaj..mundohem shum qe ta l largoj mendjen duke dal shetitje me djalin .ju lutem do doja shuum nje keshill nga ju qe te ndihesha me mir shpirterisht.ju uroj gjith te mirat ????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Marina,
Uroj të jesh mirë.
Po lexoj cc’ke shkruar dhe po përfytyroja se si mund të jetë të jetosh në një vend tjetër ku e ndjen se je larg të gjithëve, me djalin tënd 4 vjec i cili mbush shumicën e kohës dhe angazhimit tënd. Duket gjendje shumë vetmitare dhe e ngarkuar dhe po mendoj sa kjo mund të ndikojë dhe në shijimi apo menaxhimi i disa aspekteve të mardhënies tënde me djalin. Do doja të dija diccka më shumë për problematikën e të ushyerjes. Si janë vështirësitë dhe si ndihesh ti në lidhje me këtë gjë?
Mendimi se mos ndodh dicka e keqe ty dhe familjes mund të vijë për arsye të ndryshme. Sepse duket se bashkohen bashke si ndjenjat e vetmise dhe trishtimit me deshirën për ti patur pranë, ndoshta të ndodhurit e dickajë do të bëntë që ju të ishit bashkë… por kjo është thjesht një ide. Dua të tregoj se truri ynë shpesh na dergon nëpër mendime të cilat kanë natyrë të cuditshme, shpesh dhe të frikshme si ky i joti.
Duhet një punë me veten për të kutpuar ankthin tënd dhe për të gjetur gjera që të pëlen te bësh, pasi ashtu sic dhe veshtirësitë që ka djali për tu ushqyer duket se dhe te është fshehur pikërisht nevoja jote për tu ushqyer dhe për të shijuar. Ketë e them duke u bazuar në dëshirën tënde për tu ndjerë më mirë shpirtërisht.
Na shkruaj përsëri.
Te mirat
Klodjana