Alba 10.10.2019
Pershendetje!
Shpeshhere me ndodh te zgjohem naten sepse here pas here nje ankth me kalon po jo per ndonj arsye. Mendoni se eshte psikologjike? Nese po,cfare mund te bej ta evitoj?
Ju faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Alba,
Të falenderojmë që shkrove në Nuk Je Vetem shqetësimin tënd. Letra jote është e shkurtër dhe do të doja të dija pak më gjatë mbi çfarë të ndodh kur zgjohesh natën nga gjumi. Të lutem të shkruash pak më gjatë mbi mënyrën sesi ka filluar ky shqetësim, çfarë mendimesh ke kur ndjen ankth, sa të zgjat ankthin që përjeton?
Ne pritje te pergjigjes tende,
Te uroj me te mirat!
Gresa