Këshilla/Blog

Tirane28 10.10.2019

Pershendetje. Kam perdorur kontraceptiv per disa muaj, dhe qe kur i perdora kisha merzi dhe luhatje te theksuara humori. Kur i lash pas disa muajsh me nisi nje gjendie ankthi, pagjumesie, dhe te perziera gjithe diten saqe nuk mundja te haja dot. Nisa xanax 2 jave por nuk pata permiresim. Me pas u konsultova me nje mjek dhe nisa escitalopram. Nisa me 2.5 mg 1 jave, pastaj vazhdova me 5 mg pper gati 2 jave te tjera, me pas nisa me 10 mg. Kam 2 jave e gjysem qe kam nisur 10 mg. Ditet e para qe shtova dozen ankthi mu perkeqesua shume dhe te vjellat. Tani kam filluar ndjej permiresim, por kam dite qe zgjohem mire dhe pa ankth ka dite qe zgjohem prap me shume ankth. Jane luhatjet normale??? Sa kohe te duhet realisht per te pare efektin e vertet dhe konstant? Apo luhatjet tregojn qe sben mjekimi. Faleminderit shume

  1. Ergi says:

    Edhe un te njejtin problem kam kam 9 dite qe perdor Mjekim njeher ndihem mire njeher ndihem shume keq ne mengjes edhe gjate dites ,

  2. Anonymous says:

    Keshtu fiks kam qene eshe une pas kontraceptivit fillova te vuaj nga ankthi, gje q qe me para as e njhija cishte, duhet ti japesh vetes me shume kohe, sepse anktgi eshte nje gjendje qe nuk iken lehte, dhe me kryesorja jane mendimet e tua dhe jo ilacet, nuk bejne punen me te madhe, mund te permirosojne gjumin por jo ndo nje efekt sic ti pret

  3. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje.
    Kjo pyetje kerkon me shume se nje mjek specialist. Une po ju pergjigjem per pjesen gjinekologjike. Kontraceptivet mund te jene pergjegjes per uljen e deshires seksuale, humor i ulet, luhatje emocionale etj. Por pas nderprerjes se tyre, efekti i tyre eleminohet plotesisht per 2-4 jave.
    Keshtu qe nuk mund te jene pergjegjese per rishfaqjen apo rendimin e shenjave. Per te tjerat, besoj stafi mund te te ndihmoje me komentet e mjekut specialist per trajtimin dhe pyetjet qe ke rreth tij.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV