Këshilla/Blog

27.03.2018

Pershendetje, jam nje grua 26 vjeqare qe 5 muaj vuaj nga ankthi, ankth shoqror mendoj se kam
Pasur qe ne adoleshenc sepse gjithmon me ka ardh marre mu ekspozu ne shoqri por probleme shendetsore skom
Pas. Qe 5 muaj kam kaluar ne tmerr gjitha simtomat e ankthit siq i dini tani me , me ka mbetur zemra duke rrah shum dhe gjiri majt me kcen me dridhet ton kohen. Mjeku me ka then zemra osht ne rregull por e ndjej te le rrah fort qdo her qdo her kurr nuk me qetsohet as nje sekond, jam duke bere psikoterapi dhe psikologu me thot qe do te kaloj vetem harroje dhe te harron por mua dridhja e gjirit ose pjeses lart te gjoksi nuk pom ndalet kurr!! Pytja ime osht a ka mem kalu a ka me
Mu kthy naj her ne normalitet prap dridhjet e gjirit ???

  1. Ermal Azisllari says:

    Përshëndetje Lira,
    Faleminderit që zgjodhe të ndash shqetësimin me ne.
    Nga informacioni që ti ke dhënë duket se të paktën prej disa muajsh ndjen shqetësime të cilat i ke indentifikuar si ankth. Duke qënë se mjeku ka përjashtuar arsyet shëndetësore organike, me shumë gjasa shqetësimet që ke janë pjesë e një crregullimi të ankthit. Ankthi, sic besoj dhe je informuar nga psikoterapisti që të trajton, është një reagim normal i njeriut ndaj situatave të pasigurta apo paparashikueshme. Ndërkohë kur mekanizmi i ankthit crregullohet, ndoodh që ai aktivizohet pa shkak, apo ne nuk e kuptojmë shkakun, duke sjellë reagime të trupit tonë që nuk përputhen me situatën. Kjo bën që ne të ndjehemi edhe më të pasigurtë mbi reagimin e trupit tonë e ti keq-interpretojmë këto simptoma si probleme shëndetësore që lidhen me zemrën, frymëmarrjen, të fiktin apo edhe frikën se mos jemi duke vdekur, duke u futur në një rreth vicioz(të mbyllur) ku shpesh është e nevojshme të ndërhyet profesionalisht për të normalizuar gjëndjen.
    Nga sa ti me thua, duket se ke filluar të trajtohesh me psikoterapi tek një psikolog. Pyetja që unë kam për ty është përse ke zgjedhur të na shkruash ndërkohë që vazhdon trajtimi me psikolog? Mos vallë ndjen që terapia nuk po funksionon? Mbase do ishte mirë ti ndaje me psikologun këto dyshime e frikëra që ti ke. Nuk e di se prej sa kohësh vazhdon të trajjtohesh me psikoterapi, sepse terapia kërkon kohën e saj që të veprojë. Mbase do ishte më mirë të përfundoje trajtimin që ke nisur e pastaj, në rast se e ndjeje të nevojshme të kërkoje ndihmë diku tjetër. Kjo për shkak se mund të marrësh mesazhe të ndryshme nga burime/ ekspertë të ndryshëm e të ndjehesh edhe më e pasigurtë e ankthioze se këshillat e kujt duhet të ndjekësh.
    Ndërkohë sa i takon pyetjes tënde nëse do kthehesh ndonjëherë në normalitet, përgjiigja ime është se nëse trajtimi është i sukseshsëm, patjetër që do ndjehesh shumë më mirë e më në kontroll të vetes. Mënyrat e trajtimit nga psikoterapistë të ndryshëm varjojnë dhe, edhe nëse nuk ndjen përmirësim, gjithmonë mund të kërkosh ndihmë tek një psikoterapist tjetër. Dridhja e pavullnetshme e gjoksit, nga mënyra si ti e përshkruan, duket si një tik nervor i cili mund të nxitet nga gjëndja e ankthit, e cila pa dyshim që mund të lehtësohet me përparimin e terapisë. Ndërkohë pjesë e psikoterapisë është edhe të mësuarit e teknikave të përballimit në rast përsëritje të situatave ankthioze, sepse edhe kjo mund të ndodhë.

    Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak përmes kësaj përgjigje,

    Me respekt,
    Ermali

    1. Anonymous says:

      Ju falenderoj shume i nderuar. E keni kuptuar shum mir gjendjen time. Sa i perket psikoterapis qe bej, un kam permirsim te madh sepse dridhjet e trupit e ato gjerat e tmerrshme si vdekja frika nga vdekja me jan permirsuar pas 3 mujash sepse menjher kam filluar me psikoterapi si e kam kuptuar nga qka vuaj. Por problemi eshte se tek kjo dridhja e gjoksit nuk me duket shum bindes paikoterapeisti im sepse qdo seanc ja parashtroj ket pytje me thot vetem harroje te harron. ? un nuk them qe sme ka ndihmuar por perveq bised nuk me ka mesuar ndonje teknik perveq qfar kam lexuar vet neper portale. Sidoqe te jet un ju falenderoj shum nga zemra per kohen dhe keshillen tuaj.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV