Ermira 10.10.2019
Pershendetje !
Po bej gati dy vjet qe vuaj nga ankthi dhe nga sulmet e panikut. Kam frike per cdo gje. Sa here mbyll syte me vijne lloj lloj mendimesh, mendoj vdekjen e cdo familjari dhe mendoj qe do me ndodhi me e keqja dhe per veten. Kam krijuar fobi gati prej cdo gjeje, prej avioneve, insekteve, kafsheve, termeteve, shiut. Me perpara kisha dhe mpirje te krahut te majt dhe goditje ne kraharor. Kam bere cdo analize te mundshme dhe nga shendeti fizik jam shume mire, nuk me del asgje.
Kam folur me njerez qe e kane kaluar me perpara kete gjendje dhe me thone qe vetem ti mund ta ndalosh kete gjendje, po mua per momentin me duket e pamundur.
Faleminderit paraprakisht per cdo keshille tuajen.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Ermira,
Duket që gjendja jote është e mbuluar me gjenjde frike të herë-pas-hershme. Më bën shume kuptim kur thua se të duket e pamundur që të bësh diçka vetë. Po të ishte aq e thjeshtë do kishe ndaluar tashmë këto shqetësime. Ti i përshkrove qartë simptomat por që të mund të them më shumë më duhet më shumë informacion mbi jetën tënde. C’ka ndodhur para dy vitesh? Si janë dinamikat në jetën tënde, ka patur ndonjë ndodhi domethënëse? Të rekomandoj të kontaktosh më një psikoterapist-psikoterapiste që të merresh me kujdes me frikërat e tua.
Shpresoj të gjesh një zgjidhje konkrete të shetësimeve të tua sa më parë.
Të përshëndes,
Klodjana