Ff 10.10.2019
Pershendetje…Kam disa muaj qe bej veprime te pakontrolluara.Me fiksohet ne tru sikur nese sdo e bej nje veprim te caktuar dicka e keqe do i ndodhe te afermve te mi.Perseris disa here nje fjale apo hap dhe mbyll deren disa here aq sa truri mendon se eshte e duhura.Familja me ka keshilluar sh here qe asgje dhe askush nuk mund tju bej keq…Edhe une e di por thjesht nuk mund ta ndaloje veten dhe trri pa i bere ato qe i quaj “fiksime” edhe pse me lodhin .Si mund te shpetoj prej kesaj gjendje ju lutem .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Quhet OCD crregullim compulsiv obsesiv eshte rasti tipik qe ndodh zakonisht ne rutina nga 3 here e kam patur edhe un te njejtin problem por ne nje far pike u be mbytse, vendosa t mos e beja me nji dit nga nervat dhe diten e par nuk ndodhi gje e keqe diten e dyte nuk ndodhi gje e keqe pastaj kuptova qe esht thjesht ne mendjen time ska per te ndodh asgje
P.S. mendo qe kte fiksim ta drejtosh kundrejt nji personi qe ke inat bej ca te duash mos i perserit kurr mos i numero kurr gjerat dhe prap atij ska per ti nfofh asgje e keqe
Te shkosh tek psikologu esht kultur nuk esht turp
Gjithe te mirat
Përshëndetje, e kuptoj që po kalon një gjendje mjaft të vështirë në një moshë kaq të hershme (nëse mosha që ke shënuar është e saktë). Veprimet që ti kryen në fakt shërbejnë për të të lehtësuar ankthin dhe ky është funksioni i tyre. Ndërsa mendimi që sjell ankthin është ‘se diçka e keqe do t’i ndodhë të afërmve të tu’. Ky është mendimi i cili duhet përballur dhe i cili nuk duhet shmangur. Ky mendim i cili të vjen nga hiçi, mund të shqyrtohet dhe të shihet se çfarë kuptimi ka për ty dhe pse të shkakton këtë reagim të fuqishëm ankthi. Do të të rekomandoja që këtë gjë ta bëje me anë të profesionistëve psikologë.
Gjithë të mirat
Enkeli