No12 10.10.2019
Qe ne tetor te vitit te kaluar me nisi nje gjendje ankthi per arsye se prindrit me kritikojn vazhdimisht qe un sjam e afte te bej asgje dhe kte gje e ngulita ne kok derisa ia perserisja vetes cdo dit dhe ne dark von me vinin mendime te kqija dhe nuk arrija te flija gjum thoja pse jetoj kot kur skam arrit dot asgje. Skam vullnet as per te mesu as per te punuar. Tani sikur me ka kaluar pak se kam arrit ta menaxhoj vet por tani me ka humb durimi dhe nervozohem e bertas per cdo gje nuk duroj asnje tme flase. Kam nje inat dhe nje negativitet qe me duket sikur nuk do me largohet kurr. Nuk kam mundesi as te bej seanca me psikologe dhe uroj shum te ju te gjej zgjidhje te pakten ndonje gje qe te qetsohem se jam ber te marr ilace se po me pelcet koka. Flm shum
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetjee
Secili njeri ndihet ndonjher i padobishem sikur nuk ka arrit asgjee , jan mendime qe cdokush kalon neper to. Po ti ki me kalu duhet me pas vetbesim ne veten tonde te ja perseritesh vetes qe ti mumdesh dhe do ta kalosh kete mendo qe cdokush kalon neper te , mos harro qe cdo situat e merzitshme kalon.
Përshëndetje e dashur
Faleminderit që na ke kontaktuar dhe ke adresuar te ne shqetësimin tënd.
Nga cfarë ke shkruar dhe mënyrën si e ke shkruar, e kuptoj dhe e ndjej që kjo është dicka e vështirë për ty.
Ti thua se e ke identifikuar burimin e gjithë kësaj, në një start në një marrëdhënie dhe komunikim me prindërit prej të cilëve ke pritur më shumë inkurajim dhe sjellje positive. Unë e kuptoj sa ndikuese e modeluese janë marrëdhëniet me prindërit si persona shumë domethënës në jetën tonë.
Duket nga ana tjeter që gjithë shqetësimi është përkthyer në problem me gjumin, mendime, stres dhe nervozizëm. Është e drejtë që gjithë presioni do shfaqet në një formë apo në tjetër por ndërkohë kjo tregon edhe që përballja me cfarë të shqetëson duket se është shmangëse.
Cështja thelbësore është që e e gjitha kjo jo vetëm ka ndikuar në besimin në vete dhe me sa duket kjo ka ndikuar akoma më negativisht sespe edhe ti vetë ndoshta ke një përqasje vet-kritikuese ndaj vetes. Duket se ti ke adoptuar në një lloj forme, të njëjtën përqasje ndaj vetes tënde. Ose cdo gjë që ka ndodhur, ka gjetur terren. Po e shkruaj këtë në formë të drejpërdrejtë pasi dua në fakt që të jesh kritike e kritikave që ndoshta I ke bërë ose duke I bërë vetes gjithashtu.
Ndërkohë kam edhe disa pyetje për ty:
●Ndërkohë, cfarë gjërash ke arrit ti në jetë? Për cfarë je krenare? Për cfarë e lavdëron ti veten? Si mund tu përgjigjesh këtyre pyetjeve dhe a ja njeh vetes meritat për gjërat që ke arritur?
Kjo është shumë e rëndësishme pasi do të ndihmojë ty ta shohësh veten në një panoramë më të gjerë dhe realiste, larg kurthit të përsëritjes së mendimeve negative .
●Gjithashtu, a ka dicka “të mirë” që mund të kesh marr nga e gjitha kjo situatë? Dicka që ke zbuluar te vetja dhe që të pëlqen?
●Nga ana tjetër, mund të thuash që sjellja e prindërve të tu ndaj teje ka qenë gjithmonë kështu apo ka patur raste që janë sjellë ndryshe nga cfarë thua? Për cfarë të kanë lavdëruar ty prindërit e tu? Cfarë të njohin të mirë? Jam e sigurtë që ka dicka të tillë.
Është mirë të jemi realist me të gjitha prespektivat e një cështje. Mendoj gjithashtu që është shumë e rëndëishme që ti të flasësh me prindërit për këtë gjë, mënyrën se si je ndjerë, për cfarë ke nevojë nga ata, se si ndikojnë fjalë apo komunikime të caktuara. Kjo kërkon të mirëkuptosh edhe prespektivën e tyre dhe ta adresosh si një dialog për të gjetur mënyrën për të
funksionuar në vijim dhe jo si formë faji a përgjegjësie.
Por kam besim që kjo do të ndihmojë ty shumë dhe të stërvis në disa aftësi për të vendosur kufinj, për të thënë JO ose për të kuptuar më drejt prespektivat.
Të lutem ki parasysh që ambjenti dhe njerëzit përreth do të ndikojnë te ne, por është përgjegjësia jonë të merremi me veten tonë, me vendosjen e kufinjve, me të kuptuarit e vetes dhe përqëndrimi edhe të gjërat tona pozitive dhe të forta?
Shpresoj se si start, përgjigjet e mia do të ndihmojnë, por je e ftuar të na shkruash sërish për mendime apo gjëra që do ti flasësh më tej,
Me respekt,
Almandina