Këshilla/Blog

Anais 11.10.2019

Pershendetje!

Perjetimi i pare i ankthit te une ka filluar vite me pare, qe para 16 vite me pare. Ankthi ka qene i lehte besoj nje ndjesi qe kalohet nga nje pjese e madhe kur ke ndonje shqetesim apo stres e presion. Qendroja per nete pa gjume, thjesht mezi shtyja naten por jo qe te kisha ndonje dhjimbje te madhe ne kraharo. Keshtu vazhduan vitet, une kam patur jete shume aktive dhe mundohesha gjithmon ka kaloja me pune pa e patur mendjen. Fillimisht ankthi nga merzitja kalonte ne 2-3 dite pastaj behesha mire. Keshtu kam kaluar disa ne jeten time deri sa me pas ajo thellohej edhe me shume sa filluan rrahje te shpejta te zemres, djeresitje, dhe nje zbardhje e fytyres. Ne keto raste kam perfunduar gjithmon ne urgjenc duke menduar qe kam patur ndonje aritmi por qe nga rezultatet dilnin qe jo, zemra ime dil ok dhe une me pas ikja e qete. Raste te tilla une perseriten disa here ne jeten time, dhe kjo me ndodhte gjithmon sa here isha ne gjume, atak paniku mua me zgjonte nga gjumi. Kete vite kam perjetuar 2-3 atak paniku qe kam perfunduar ne urgjenc. Mendova qe e kisha kaluar dhe periudhen e fundit po ndihesha shume e lodhur, pa deshire, motivim, pa deshire per te bere dhe pushime. Doja vetem te qendroja vetem. Me renien e termetit shpertheu gjithe akumulimi i mbledhur dhe per 2 jave pas tij kam perjetuar momente shume te veshtira, cdo nate djeresitje, zgjohesha e trembur nga gjumi etj. Arriti nje pike qe nuk po mbante me situata pasi nje nga netet pata nje dhimbje ne kraharor te fort, u bera shume e bardhe ne fytyre dhe ne mendje me vinin mendime te frikshme, isha sikur po luftoja me dike perball dhe duhet me patjeter te fitoja. U mundova te krijoja ne mendjen time gjera pozitive, merresha me dicka deri sa erdhi mengjesi. Vendosa te shkoj tek nje mjeke per c’rregullim te ankthit. Mjekja me dha nje kure dhe me tha me keto qe behem shume mire, une i fillova dhe ditet e para kam patur shqetesime por tani jam pak me qete. Ajo qe une dua te di eshte, a eshte i sherueshme 100% atak paniku dhe paralel me mjekimin a mund te jem dhe ne keshillim me nje psikologe?
Faleminderit per kohen tuaj.

  1. Ani says:

    Paskemi te njejten eksperienc

  2. Neli Demi says:

    Pershendetje Anais,
    Nga pershkrimi juaj duket sikur kemi te bejme me nje crregullim paniku, gje te cilen tashme jue e dini mesa duket. Eshte mire qe keni vendosur te kerkoni ndihme dhe keni filluar mjekim. Mjekimi me antidepresive (kryesisht SSRI) ka nevoje per nje periudhe 2-3 javore qe te filloje te jape efeketet e veta dhe do vazhduar minimalisht 3-6 muaj. Megjithate do shtoja qe kryesisht mjekimi Lufton simptomat dhe jo truallin nga I cili lind ankthi. Do rekomandoja fillimin e nje procesi psikoterapie pasi kjo do iu ndihmonte ne evidentimin e problemeve qe qendrojne ne rrenjet e shqetesimit tuaj dhe do iu pajise me mjetet e duhura psikologjike per ta luftuar ate. Sigurisht qe shqetesimi juaj eshte plotesisht I
    trajtueshem ne rast se I kushtohet vemendja e duhur per nje kohe te pershtateshme.

    Gjithe te mirat
    Neli Demi

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV