kacurrela 11.10.2019
Pershendetje ! Kam sh kohe qe vuaj nga ankthi , e cila shoqerohet me ndjenja frike , pasigurie, me vine mendime te keqia sikur do me ndodhi dicka e keqe , sikur jeta ime zdo jet e gjate . Me duket sikur dhe femijeve te mi do i ndodh dicka. Dhe shpesh ndihem e pa lumtur . Ju lutem doja nje keshille jam vertet ne nevoj . Faleminderit dhe pune te mbare
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj per letren tende dhe me vjen keq qe po vuan nga ankthi.
Nese ke mundesi t’i përgjigjesh pyetjeve te meposhtme, mund te me ndihmosh te kuptoj me shume ne lidhje me shqetesimin tend. Si ka nisur ky shqetesim? Prej sa kohesh? Cfare perpjekjesh ke bere per ta menaxhuar? Cfare mendimesh te shqetesojne ne lidhje me veten dhe fëmijët dhe si ndikojne ato ne sjelljet dhe reagimet e tua?
Nese ke mundesi te kerkosh mbeshtetje nga nje psikolog/ psikoterapist do te keshilloja ta beje sepse mendoj qe do te te ndihmonte te kuptoje me shume lidhur me origjinen e ankthit, konfliktet e brendshme qe mund te ta shkaktojne dhe menyrat e menaxhimit.
Ne pritje te pergjigjes tende te uroj me te mirat!
Ju falenderoj ???? Zanafilla besoj se eshte femirija ime , nuk kam kaluar nje femijeri te bukur. Kam pothuajse 3 vite qe vuaj nga ankthi ndjej frymarjen me bllokohet dua te qaj pastaj me vine ne mendje gjera te frikshme sikur do me ndodh dicka e keqe, mua dhe familjes time . Theksoj qe jam sh e ndjeshme edhe kur degjoj per dike tjeter qe i ka ndodhur dicka me rrin mendja atje . Mendoj kur me kap ankthi me duket cdo gje kot me duket sikur femijeve do mi ndodhi dicka e keqe . Jam munduar ta kuptoj veten dhe gjeja qe kam bere eshte te dal te beje dicka ndryshe per te dal nga gjendja te takoj njerez qe me bejne te qesh . Por kjo nuk ndodh perhere . Shpresoj te kem qene e qarte . Ju falenderojj