Ema 15.10.2019
Pershendetje! Jam nene e nje vajze 8 muajshe dhe cdo dite rri me ankth dhe frike se ndoshta i ndodh dicka e keqe. Sa here kam dyshuar per dicka neper kontrollet me mjeket ka dal shume mire dhe te gjithe me thone e ke ne trurin tend , mos mendo negativisht etj etj por smundem, mendja atje me shkon direkt tek me e keqja. Spo di si te dal , dua vetem te miren e goces .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Unë jam nëna e një djali 8 muajsh dhe kjo gjendje ka filluar tek unë edhe në shtatzani, mendoja vetem të ishte i shëndetshëm, pasi kish raste të njohur me autism. Tani jam akoma me keq e shof në çdo detaj, e kam çuar për kontroll.Me duket se çdo shenja e lidh me autizmin. Me ka dal vetja jasht kontrollit dhe kjo është shumë keq, se vetem dem sjell dhe asgjë të mirë.Te uroj fat.
Përshëndetje Ema,
Më vjen mirë që nuk ka diçka mjekësore për t’u shqetësuar. Mirëpo, shoh që ankthi është i madh dhe do të të inkurajoja fort që të flasësh me njerëzit për të kërkuar ndihmë. Mëmësia përmban frikëra dhe ankthe të ndryshme, që duhen toleruar deri në njëfarë mase. Një nga gjërat që mund të bësh është t’i ndash këto frikëra dhe të kërkosh mbështetje nga partneri dhe të afërmit e tu.
Ndërkohë, jam e interesuar të di cila është më e keqja që po mendon? Dhe nga burojnë këto mendime? Si është marrëdhënia mes teje dhe partnerit? A po e rrit vajzën vetëm apo po të ndihmon kush? Si ka shkuar shtatzania? Po javët e para pas shtatzanisë si kanë qenë? Si e ke përjetuar mëmësinë? Dhe patjetër, ajo që mund të të ndihmojë sadopak tani: Çfarë do të të lehtësonte në këto momente? Një bisedë, një këshillë nga një shoqe, një dorë ndihmë nga dikush, një konsultë me një psikolog?
Po mendoja sesa shumë gjëra mund të bësh ndërkohë që rri dhe e mban mendjen te ankthi dhe frika. E ndërkohë që vajza e vogël ka shumë shumë nevojë për ty, që të jesh e qetë, e ngrohtë, e dashur dhe aty për të. Por që t’ia dalësh mbanë me këto, patjetër që të duhet të jesh e qetë dhe e kënaqur brenda vetes tënde. Uroj shumë që të reflektosh dhe të kërkosh për një zgjidhje ndërkohë.
Përzemërisht,
Lediona