Këshilla/Blog

Linda 16.10.2019

Pershendetje, vuaj nga ankthi qe 6 muaj. Kam pasur panik atak dhe jam konsultu me psikiater. Per momentin mir nuk jam keq vetem se tani po trembem shum. Jam ne gjum dhe nje zhurm e vogel me zgjon me frik. Friksohem se mos po ndodhi diqka e keqe mos u lendu dikush apo diqka e tille. Nganjereh edhe nuk ndihem mir pa vullnet por me kalon shpejt nuke di pse dhe pa asngje arsye. Nganjer edhe po friksohem per familjen mos po ju ndodh diqka edhe fillojn menimet negative.

  1. Anonymous says:

    Asgje nuk ndodh, une kisha frike nga zhurmat me te vogla, hapja e deres, renia e celularit, dhe mendoja vazhdimisht se dicka nuk shkon, kisha frik mos u cmenda. Fillova te kisha dhimbje koke aq.sa nuk rrija dot ne.kembe vetem shtrire. Duhet te kuptosh se nuk ke asgje dhe fillo lexo rreth ankthit. do te kuptosh per te dhe do te kupyosh qe e krijon ti. edhe pse te duket sikur nuk e zoteronti, sikur te mposht sikur sje e afte ta ndalosh. Sa here te vije ne mendje , cdo mendim qe te vjen analizoje dhe ndryshoje thoji trurit te kunderten. Dhe asnjehere mos e vrit se cfare thome te tjeret ne asnje rast dhe asnje rrethan, bej cmos per te ndihmuar veten dhe pwr te dal nga ajo gjendje. Shiko cdo gjeje anen pozitive dhe tek cdo njeri vetem te mirat ,fal dashuri , dhe lexo rreth gjerave te bukura para se te flesh, rreth lumturise, rreth pozitivitet, libra motivues. Ndoshta te duket e pamundur ne fillin ndoshta sdo keah ndryshime, por me beso do kohen e vet
    .Truri do kohen e vete te harroj ngjarjet qe te kane trazuar dhe tronditur shpirtin. Jepi vetes kohe dhe duaje veten tende ne cdo detaj, ne cdo qelize. Uroj te gjesh qetesine ashtu sic gjeta dhe une pas 3 vite vuajtje, pasi 2 vjet mu desh te kuptoja cfare kisha dhe gati nje vit te rikuperohesha. Eshte kohe e humbur. Prandaj qe tani cdo mendim kthei ne pozitiv, cdilo dyshim kthe ne siguri, cdo urrejtje ne dashuri.Perkujdesu per vetem qe tek detaji me i vogel. Do duash veten e pastaj te tjeret dhe pastaj do rifitosh ate qe ke humbur. Gjithe te mirat.

  2. Denisa Ndreka says:

    E dashur Linda,
    Faleminderit që ke shkruar. Ke bërë shumë mirë që ke kërkuar ndihmë profesionale. Ankthi ndonjëherë bëhet I vështirë për t’u përballuar vetëm dhe ndihma është e nevojshme. Të gjitha përjetimet që përshkruan janë tregues të ankthit. Janë simptoma të cilat kur zgjasin në kohë, bëhen të vështira por edhe të lodhshme. E di se sa konsumuese mund të jetë kjo periudhë për ty.
    Do të të sugjeroja që përkrah mjekimeve( për të cilat duhet të konsultohesh vetëm me mjekun për vazhdimin ose ndryshimin e skemës) të takoje një psikolog. Është shumë e nevojshme që përjetime të tilla të ndahen me nje profesionist që mund të të ndihmojë në rrugën drejt trajtimit.

    Më shkruaj sërish nëse ke nevojë,
    Denisa NDREKA, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV