Këshilla/Blog

Ana 18.10.2019

Un prej 7 vjetesh vuaj nga ankthi.nuk po me te jetoj i qet.cdo gje filloj kur mua me ra te fiket dhe prej ath un vazh me kap paniku.panik kur ndodhem vetem ne shpi ose nqs se dalem vetem nga shpia ..mundohem gjith qe te jem me njerz..kur me ze ankthi me dridhet trupi shikimi me turbulloset rrahjet e zemres me shtohen..kam prb me frymarrjen me duket sikur do cmendem do vdes.ju lutem me rekomandonni ndonji ilac qe mund te pi.

  1. L.... says:

    njejt si rasti jot edhe un jom prej atij momenti we me ka rene te fiket me nuk jom e qet kam frik te rri vetem por edhe te dal vetem te njejtat simptoma i kam por un perdori seroxat 20mg ne mengjes pas bukes pak shum pak ndihem me mir por jo edhe shum e sigurt te rri vetem

  2. Ankthi says:

    Njejt jam edhe un , por mua me shum qe po me frikon jan semundjet , kam frike nga semundjet dhe kam 24h mendime te kqija dhe jam veq me frike mendoj se do semurem ose jam e semure dhe pasaj filloj qaj behem shum keq nuk perdor ilaqe , mundohna me e kalu vet amo shum keq ska efekt , qe 1 vjet jam kshuu sdii shum gjendje e keqe , bile me se shumti frikohem kur dikush tjeter flet per semundje ose vdekje , shum keq behem mundohem qe mos me verej askushi por mami me kupton menjeher ???? sdii qysh kalohet kjo gjendjee

  3. MSc. Klodjana Gjika says:

    Përshëndetje,
    Shtatë vjet me ankth nuk janë pak, dhe situata jote me ngjan e vështirë. Që të them dicka më shumë, përvec simptomave do doja të dija më tej rreth c’ka ndodhur me ty rreth kësaj periudhe? Po para 7 vitesh?
    Kjo për të të sugjeruar se në fakt pas ankthit dhe simptomave të tilla sic ti i përshkruan, gjendet gjithmonë gjëra tjetër shqetësuese. Që të mund të kuptohet ankthi dhe të punohet për largimin e tij duhet parë pak më tej, c’po ndodh me ty emocionalisht, vështirësitë e ndryshme që mund të kesh kaluar.
    Ilacet mundet të jenë një zgjidhje e shpejtë dhe për ketë mund të konsultohesh me një psikiatër, por të sugjeroj të punosh për kalimin dhe jo për qetësimin e tij momental. Nëse do shikosh interses dhe mundësi kërko për psikoterapi.

    Të mirat,
    Klodjana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV