Korca 18.10.2019
Pershendetje jam nje vazje 18 vjece dhe nuk kam shume besim n vetja..kur flas m dike jam shume e ndrojtur dhe jam shume e turpeshme …mendoj shume se cfare thone t tjeret dhe ndihem keq ..nqs un dal vete apo t bej dicka m duket se njerzit do flasin per mua ..jam shume e mbyllur..ndonjhr mbyllem n dhome dhe qaj ..shume here besoj t tjret sesa veten time..do doja shume te me ndihmonit qe t largoj kete stres dhe mendimet e keqia qe m vine ne mendje ????????????????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Mundohu t shoqerohesh sa m shm t flasesh sa me shum t maresh m shm guxim m shm aventura pr tu shkathtwsu sa per pjesen kur prekesh shpejt ca thon tjeret e kshu do kaloje me kohen thjesht mos u shfaq edhe shoqerohu sa m shum t jet e mundur dhe kalon esht prblm qe zgjidhet leht po te mundohesh pak
Kshu jam edhe thjesht mendo pozitivisht
Mundohem shume por perseri kjo jam dhe m.duket sikur nuk do ndryshoje
Degjo keto sjelle kam akoma un qe jam 24 dhe pak a shum e kam permiresuar veten,e vetmja gje qe te ndihmon eshte te ndrryshosh rrethin shoqeror ose te pakten te perpiqesh te gjesh qetesine shpirterore permes meditimit ose ndonje pasioni i cili zhvillohet ne vetmi,vizatimi psh .
Përshëndetje,
Duket se nuk është i lehte shqetesimi i vazhdueshem mbi mënyrën si do doje të silleshe por në të njëjtën kohë të mendosh se si të tjerët do e shikojnë reagimin tënd. Kjo mund të të shkaktoë një ndjesi lufte dhe pasigurie.
Zgjidhja me e mirë në kësi rastesh duket sikur është mbyllja dhe të vuash e vetme veshtiresitë.
Ndrojtja dhe turpi mund të vijnë nga arsye tepër speëifike për përsona të ndryshëm. Shpesh disa e formojnë për shkak të “mos”-eve të shumta që marrin nga të rriturit kur ishin të vegjël, apo dhe kritikave të ndryshme. Kjo ben që me vonë ky fëmijë, pasi të rritet të sillet me veten në të njëjtën mënyrë. Ti si e sheh këtë gjë të lidhur me ty?
Nuk është e lehtë t’i largosh mendimet e këqia pa i parë ato me kujdes, pa u ndalur, folur dhe kuptuar pse janë aty.
Të ftoj të na shkruash më shumë rreth tyre, ose të marrësh pjese në chatin e Nuk Je Vetëm që të mund të ndalesh më gjatë me një nga profesionistët aty.
Gjithë të mirat
Klodjana