indrit 21.10.2019
prsh kam 10 vjet qe vuaj nga akthi sistematikisht kam pir loream 2.5mg ne dit perpara 2 viteve arrita heq se kisha nje varsi te tmerrshme sa e pija u qetesoja menjeher e kuptoj qe e kisha psikologjike po se leja dot deri sa arrita e joqa dhe kur i beja ndonjeher kritiken gjendjes qe kisha patu me vite te qeshja mirpo ka rreth 2 muaj qe me kapi nje akth por spo e kuptoj bera nje vizit per sinozit se kisha nje dhimbje koke dhe spo perqendrohesha dot sme doli gje bera vizit per veshin e mesit se mu menin mend dhe aty sme doli gje bera dhe nje vizit per syt she aty jo por mua me ishte fiksuar qe kisha dicka nje nat me kap ankthi ne gjum u cova dhe skam fjetur per rreth dy dit me von mu largua si gjendje per 10 dit mirpo me kapi perseri naten dhe spo me le te qet me duket sikur po cmendem ose sikur jam cmendur shpeah her me bllokohwt mendja kam frik ae mos ngaterroj gjendjen e nje endrre me realteti sa her mendoj kte gje me kap ankthi me duket sikur po me zhvillohet nne semundje pikotike por un nuk dua te perdor me ilace dua ta mund vet ju lutem me jepno nje mendim dhe nje pergjigje. flm
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe ndave me ne situaten tende. E kuptoj qe te vuash nga ankthi per nje kohe te gjate duhet te jete sfilitese dhe trajtimi per kohe te gjate me medikamente ka sfidat e veta. Per sa kohe ke marre mjekimi? A kane qene te rekomanduara nga nje mjek dhe si kane qene afatet
dhe dozat? A e ke ndaluar mjekimin gradualisht dhe ne menyre te kontrolluar? Si ka qene koha kur ke qendruar pa mjekim?
Nuk e di nese ke provuar te trajtohesh me psikoterapi dhe nese jo do ta keshilloja ta provosh sepse mund te jete nje menyre po aq efektive sa ilacet ose edhe me e mire ne kombinim me mjekimin medikametoz nese do ta kesh te nevojshme ta marresh serish.
Do te ndihmonte nese mund te shpjegosh pak me teper se perse pikerisht mendoje qe kishe semundje te lidhura me degjimin dhe shikimin? Cfare ndodh kur te kap ankthi gjate nates? Cfare ndjenjash dhe mendimesh te shoqerojne? Si i menaxhon? Gjithashtu nese mund te tregosh me teper ne lidhje ne si ka filluar ankthi? Cfare ngjarjesh lidh me te dhe si ka ndikuar ne jeten tende personale, sociale dhe profesionale?
Mbetem ne pritje te pergjigjes tende dhe te uroj me te mirat!