Emm 28.10.2019
Duke qene se jam ne nje moshe relativisht te vogel edhe shumica mendojn se shtirem per ankthin ose se kam serioze dhe do doja shume te filloja psikoterapine por duke qen se dhe prindrit sjan shume te informuar smund ti shprehem per kete pjes doja te pyesja nese kishit nje sugjerim per nje lloj terapie qe mund te ndiqja online
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe të falenderoj që na ke shkruar.
E kuptoj, është e vështirë të flasësh me të tjerët për shqetësime psikologjike sepse shpeshherë të tjerët thjesht nuk mund të na kuptojnë se cfarë po kalojmë. Prandaj është e rëndësishme t’u drejtohemi atyre personave që pavarësisht nivelit të informimit, në rastin më të mirë na njohin dhe arrijnë të na kuptojnë në një nivel më të thellë.
Zakonisht këta janë prindërit që shpesh ne kemi tendencën t’ua lexojmë mendjen para se të flasim hapur me to për shqetësimet tona. Megjithatë jo rrallë prindërit mund të na surprizojnë, jo me nivelin e dijes apo informacionit, por me të kupturiin dhe përkujdesjen që mund të na ofrojnë
atëherë kur ndjejmë se askush tjetër nuk na beson. Do të të sugjeroja të flisje hapur me to, tua shpjegosh me fjalë atë që ti po kalon dhe mënyrat që ti mendon se si ata mund të të ndihmojnë dhe të eksploroni së bashku mundësitë për të marrë mbështetje psikoterapeutike.
Fatmirësisht në faqen nukjevetëm.al prej disa muajsh tashmë ofrohet mbështetje psikologjike për ata që kanë nevojë të bisedojnë në ‘chat’ me profesionistët e shëndetit mendor në ditë dhe orare të caktuara. Për me tepër informacion të sugjeroj të shfletosh faqen dhe të kontaktosh me mua apo eskpertët e tjerë të faqes.
Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak
Gjithë të mirat
Enkeli