Këshilla/Blog

Hojza 28.10.2019

Pershendetje!
Mendoj se vuaj nga ankthi, gjendja ime sa vjen dhe rendohet, jam nervoze , behem agresive, paranojake evitoj gjithkend dhe nuk ndjej kenaqesi nga asgje . Problem me te madh kam ushqimin mund te harroj e te ha, nuk me shijon, por ajo qe me shqetson me shume eshte dridhja e duarve, tremori. Dhe kete problem e kam mbase qe ne adoleshence por qe vitet e fundit eshte renduar. Kam bere vizite dhe analiza duke perjashtuar nje semundje fizike, neurologu me tha qe ‘dicka ka ndodh ne mendjen time’ kjo gje me veshtireson perditshmerine, nqs perjetoj emocione dridhja behet me zor e kontrollueshme. Jam munduar ta analizoj pse-ne duke kujtuar femijrine dhe adoleshencen dhe gjendem mes shume rruge te panjohura ne mendjen time. Vij nga nje familje ku babai pinte ishte i vrazhde por jo i dhunshem dhe mbaj mend mami me ka bere pjese te problemeve te tyre mbase qe femije, sa here benin fjale vinte dhe e shante tek une dhe nqs nuk i bindesha me fliste qe isha fiks si ai pra i keq. 7 vitet e fundit babi u semur me kancer dhe vitin e kaluar vdiq. Qe prej nje viti gjendja ime eshte renduar nga simptomat qe lartpermenda. Do te doja shume nje opinion nga dikush profesionit ne anonimat ( nuk ndjehem gati te takoj nje terapist) . Faleminderit

NJV