Jona 06.11.2019
Vuaj nga ankthi qe 3 muaj kam mar 1 muaj persent dhe stresvit pata permirsim po vazhdoj perseri e njejta gjendje me marje fryme marje mendsh me duket sikur do bie me dhemb ne mes te kraharorit dhe kam shum frik . Ne muajin e 2 perdora amyzol qe ma rekomandoj neurologu per 6 muaj por e nderpreva se me jepte efekte ansore tani po perdor kamomil me qumesht e mjalt qe jam qetsuar . Dua te vazhdoj pun por kam pak frik stres a do ja dal kam frik se me kap ankthi si mund ta kaloj kte gjendje ?theksoj se jam me mir pa ilace po thjesht kur e mendoj se mos me perseritet sidomos kur kam.kontakt me shum njerz me kapin emocinet e te dridhura flm nese me pergjigjeni
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur edhe une po vuaj jashtzakonisht shume prej ankthit paniku po me duket si du mu qmend , une ja kom nis terapis qe 5dite po skam asnje efekt.. si e perdor kta qumsht me mjalt e kamomil amundesh mem tregu?
E perdor 3 her ne dit 1 got qumesht i nxehte 1 lug mjalt dhe 1 bustin kamomil dhe pak kanelle eshte qetesuese
Pergjigje
Përshëndetje Jona,
Te faleneroj që na ke kontaktuar dhe të falenderoj për pritjen pak të gjatë për të marr një përgjigje. Nga sa ke përshkruar, kuptoj që je duke kaluar një periudhë të vështirë, por me sa duket ke gjetur mënyrën më të përshtatshme për ty për ta mbajtur nën kontroll ankthin. Duke qenë se ti ja ke dal të jesh në fazën ku je duke e përballuar ankthin dhe stresin pa marr ilace ( gjë për të cilën të përgëzoj) mendoj që ka ardhur momenti që të ndalesh për të kuptuar se pse i pate këto përjetime. A mund të mendosh për dicka që ka ndodhur para tre muajsh para se të filloje të përjetoje shqetësimet që të cuan te mjeku? Duke arritur të kuptosh se cfarë të shkakton ankth mund të përballesh me këtë shqetësim në një nivel më të ndërgjegjshëm . Ankthi në vetvete është një gjendje që personi kalon sikur të ishte duke u përballur me një rrezik, por ky rrezik nuk ndodhet aty përball për ta shmangur, ndodhet brenda nesh, formohet nga frika jonë e pandërgjeghshme kur fantazojmë për të ardhmen e pasigurtë apo kur mund të kujtojmë situata të dhimbshme të së shkuarës që u druhemi se mund të përsëriten. Ankthi gjithashtu mund të jetë një mënyrë që trupi jonë zgjedh të përballet me sfidat zhvillimore që jeta na vendos para si për shembull të vazhduarit e shkollës apo fillimi i një pune të re.
Është e rëndësishme që të mund të punohet me aspektet e përditshmërisë që ti mendon se të shkaktojnë më së shumti ankth dhe të kuptojmë pse pikërisht ky reagim përkundrejt këtyre situatave. Jona ti ankthin mund të mësosh ta përballosh dhe të jetosh një jetë më spontane e më të qetë, por që të arrish aty të duhet pak punë për të kuptuar se cfarë është duke të të thënë trupi dhe mendja jote nëpërmjet këtij përjetimi të fortë emocional. Unë të inkurajoi që nëse ke mundësi të kontaktosh me një psikolog apo psikioterapist dhe t’i japësh mundësinë vetes të kuptosh më mirë situatën në të cilën ndodhesh. Mendoj se ke berë mjaft progress me largimin e ilaceve dhe trajtimi psikoterapeutik mund të ishte shumë i suksesshëm në rastin tënd për të të lehtësuar nga barra e ankthit që të ka munduar këto kohë. Nëse do të duash të ndalesh në vazhdim pak më shumë mbi shqetësimin tënd e mirëpres një përgjigje.
Të uroj gjithë të mirat,
Dorina