Këshilla/Blog

Nickname 06.11.2019

Pershendetje,deshta tju pyes si mund te largohet skuqja e fytyres (ankthi)kur flasum ne publik zakonisht?

  1. Fondacioni Together Albania says:

    Përshëndetje,
    Nga çfarë ke shkruar duket se skuqja është një reagim trupor i yti ndaj gjendjes së ankthit që përjeton. Do të doja të kuptova çfarë mendimesh ke kur përjeton ankth? A lidhet me situata specifike si psh. prezantimet në shkollë/punë apo të ndodh gjithmonë në publik edhe në shoqëri e familje?
    Ndonjë herë shqetësimi për skuqjen, shkakton sërish ankth e për rrjedhojë individi skuqet edhe më shumë. Ndaj është e rëndësishme të kuptosh përse e shikon këtë si diçka kaq problematike, pasi siç dhe përmendëm më sipër ky është një reagim trupor ndaj asaj që ndjen. Në mënyrë që të ndihmosh veten, do të të sugjeronim të punoje lidhur me ankthin që ndjen dhe të kuptuarit e tij.

    JU urojmë më të mirat,
    Stafi i Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV