Jd 21.11.2019
Ajo cka me shqeteson eshte fakti se kam 3 muaj qe kam filluar masterin, por nuk po mundem dot te socializohem, madje dhe ne klase kur kam ndonje pyetje drejtuar pedagogut nuk e bej, ose ne raste kur pedagogu pyet per dicka klasen, dhe une e di pergjigjen nuk e them. Me pas
pendohem dhe marr shume inat me veten
dhe them ok heres tjeter do flasesh do
mundohesh te besh dhe shoqeri, por sapo shkoj ne klase prape ndodh e njejta gje. Sa
here e artikuloj dicka ne mendje per ta thene, se them dot, me mblidhet si
ne gryke, dhe ne nje rast qe isha e
detyruar te flisja, ndjeja skuqje ne fytyre, rrahje te shpejta te zemres, dhe mezi
mbushesha me fryme.Nuk e di nese kjo ka
lidhje me faktin qe kam ndryshuar shkolle,
dhe po studioj ne nje vend te huaj ne nje
gjuhe te huaj, apo ka lidhje me vetbesimin sepse te gjithe me duken me te afte dhe mua me duket sikur cfaredo qe te them do jete budallek dhe do tallen me mua ,por ndjej se me pengon shume sepse ndikon
ne performacen time akademike dhe nuk po arrij te socializohem dot sepse nuk flas
dhe nuk afrohem dot me njeri dhe nuk e
kuptoj dot pse, dhe jam izoluar pothuajse
teresisht.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Asnjehere mos bej plane por vepro natyrshem.
Si fillim duhet te meresh me nje aktivitet fizik.Qe pa lindur dielli bej pak vrap.Me pas bej nje dush.Me pas shko ne shkolle.
Se dyti kurre mos mendo se ti je me e paafte se te tjeret,ti je njesoj me ta,jeni kolege.
Perderisa ata jane aq te zote,edhe ti je e zonja sepse perderisa ke arritur aty kjo tregon qe je shumee e zonja.
Frekuento shpesh biblioteken dhe mundohu te zesh shoqeri te mire.Flit mos ki turp,mer iniciativen dhe kurajon,njerezit gjithmone e pelqejne kur dikush ju flet apo socializohet me to.
Ti na nderon me perfaqesimin e kombit tone ne ate shkolle,keshtu qe,forca,kurajo,flit,bej shaka,socializohu dhe KI BESIM TE VETJA!
Mos u dorezo!
Te kuptoj mjaft mire.Edhe un kam pasur raste te tilla.Kisha frik te shprehesha per ate qe mendoja,sepse ka pasur raste
qe nuk jam kuptuar,sepse ja pasur raste qe kur kam gabuar jam pare si e paafte dhe e e trashe,ka pasur raste qe kan qeshur me mua,po ka pas e raste qe kan duartrokitur per mua.Gjithsesi pavaresisht reagimeve un kam pasiguri ne ate qe shprehem sepse gjykimi dhe reagimi i tjerve ndikon shum te njeriu.
Ndonjeher,faktikisht shum her nuk i gjej dot fjalet,ose ngaterrohem.Por edhe kur jam shume e bindur edhe flas ka tjere qe e marin ndryshe per ndryshe.Pra te jesh e sigurt qe me shum probleme ka ai qe shprehet se sa ai qe nuk shprehet,me shum dallojne ata qe shprehen se ata qe nuk shprehen.Sa per shoqeri nuk eshte se kam shoqeri shum te ngushta por respektohemi me njeri tjetrin,nje muhabet e bejm.Po kaq.Te jesh e sigurt qe edhe un ndihem vetem,ka shum raste.Nga kjo gje kam ndryshuar.Nuk flas me,ose flas ne ndonje lend qe e ndiej veten me te sigurt,qe petagogu esht me i kuptueshem.Per shoqeri per vete jam tip i afrueshem por tani psh un skam ca bej nese ai tjetri ka mendime injorante ne trurin e tij per mua.Gjithsesi timen e bej.Nese ti do te socializohesh pak me shum bej pjesen tate,por nese dallon 1 shenj negativiteti te tjetri nga qendrimi i tij ndaj teje mos shko per me tej.Dhe ndihu rehat me veten.Gjej njerez qe te pranojn e vlersojn per ate qe je sebashku me te mirat e te keqijat e tua.Nese nuk i gjen.Mos u merzit.Mbase nuk eshte koha e duhur,mbase nuk jan njerzit e duhur,mbasi ti vet nuk je mire.Skemi pse te stresohemi.Do vij koha qe shkolla do mbaroj e secili ka jeten e vet.Por ni miqsore me te gjith ama shoqeri shum te ngushta mos shpreso.Se ti ke tip tjeter ata tjeter,ata bejn gjera qe ty ste pelqejn.Kurse per pjesen qe nuk flet se je ne ankth,mos fol kur nuk je e sigurt dhe as mos fol ne nje rreth ku dihet qe i marun gjerat ndryshe sepse do vij koha qe as fjal do te gjesh me aq negativitet moskuptimi.Fol ne vend kur je e sigurt kur njerzit jan te sigurt.