Këshilla/Blog

07.05.2018

Pershendetje jam nje djal 18 vjec dhe kam probleme me ankthin.Problemi fillon ketu para 6 muajsh per here te pare e te fundit konsumova lende narkotike te llojit hashash dhe aty pesova nje atak paniku edhe cila u pasua me disa atake te tjera gjat 2-3 muajve te tjer.Me pas u vizitova dhe doktori me dha ilace diazepam me pika dhe esciitalopram 10 mg e me pas 15 mg.Nuk diskutohet qe ndjehem me mir.Por serisht kam probleme si psh perhumbje ose hutim mund te bej disa veprime e me ngjajm sikur si bej un,merzitje dhe humbje humori qoft edhe pa arsye,lodhje keputje me dhembin dhe muskujt sidomos ato te kembeve,nje ndjesi te bezdisshme ne kraharor.Dua te theksoj se un nuk kam ndonje arsye specifike per te qen ankthioz.Thjesht dua te kthehem sic kam qen.A zgjat shum kjo gjendje?Dhe cilat jan gjerat e nevojshme qe duhet te bej per ta kaluar kete gjendje?

  1. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje,
    me vjen mire qe ju e keni bere hapin e pare drejt zgjidhjes dhe keni shkuar te mjeku. Pwrjetimi i njw ataku paniku tw thjeshte eshte trondites per shume njerez. Ndoshta po aq keq sa një atak paniku është procesi i gjatë i përpjekjes për t’u ndjerë më mirë pas një ataku paniku. Frika mund të zhduket. Frymëmarrja e rëndë mund të qetësohet. E megjithatë, ju mbeteni akoma ne guacken e një njeriu, pa asnjë ide se çfarë duhet të bëni më pas. Kjo është natyra e atakut te panikut. Pas një ataku paniku trupi është shterur. Pas shkarkimit me gjithe fuqine tij, trupi ka varfëruar burimet e tij më të nevojshme dhe ka përdorur pothuajse të gjithë energjinë që keni pasur në dispozicion. Ju e keni perjetuar kete edhe nen efektin e lendeve narkotike Shume njerez perjetojne atake panike gjate konsumit te hashashit per arsye se jane emocionalisht te turbullt dhe jo te qete. Ndonjehere kjo eshte pikerisht arsyeja pse e konsumojne, pra per tu qetesuar. Por jo te gjithe reagojne njelloj, ndaj shume marrin efektin e kundert. Per shkak tronditjes qe ka pesuar sistemi juaj nervor ju perjetoni tani ndjenja perhumbje, shkeputje nga realiteti, luhatje humori. Nese jeni ende duke marre mjekime, konsultohuni me mjekun per efektet anesore te tyre , nderkohe disa veprime qe ju mund te beni per tu ndjere më e mirë jane: ushqimi i larmishem dhe i shendetshem per te rifituar energjite, angazhohuni ne aktivitete qe ju pelqejne, perpiquni te mendoni pozitivisht, kaloni kohe me familjen dhe miqte, perpiquni te mbani kontakt me realitetin duke perdorur shqisat (muzika aty ku po kaloni, aromat, ndjesine e rehatise ose parehatise nga veshjet, etj), kryeni frymemarrje te thella, shetisni, ushtrohuni ne sporte te lehta si ecja e shpejte apo joga, flini, dremisni dhe tajtojeni veten me kujdes. Ju thoni se nuk keni asnje arsye specifike per te qene ne ankth ndaj koha qe ju duhet per te dale nga kjo gjendje varet shume edhe nga perpjekjet tuaja.
    Uroj qe te keni marre pergjigje dhe ju ftoj te na shkruani serisht,
    Gjithe te mirat.

  2. Boss says:

    E qart
    Tashme vajti dikur tek rreth 1 muaj qe i kam nderprer ilacet pasi arriten ne limitin kohor dhe po ti perdorja me shum krijon varesi.Kam koh pa kaluar nj atak paniku ndihem m mir.Ama perhumbja pergjumja luhatja e humorit ngelet po aty.Sinqerisht po mundohem te bej gjithcka qe ta kaloj.Por sic zgjohesh bj dit nk zgjohesh diten tjeter dhe them ndonje her m vete u lodha nga kjo gjendje.Kam harruar cesht normaliteti.Madje kur e mendoj ndonjeher me ze frika a do mundohem te kthehem ne normalitet.Prandaj edhe ju shkruaj.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.