Këshilla/Blog

15.02.2016

Pershendetje.Doja t’ju them se vuaj nga parandienja qe as vete se kuptoj c jane. Me duken absurde. Jam vetem 17 vjece. Ne kohe te lire vec keto mendoj. Ne cdo moment me duket sikur do vdes. Bej 2 vite keshtu dhe vetem ne pushimet verore me ka ndodhur 2 here rresht. Tani ne pushimet e vitit te ri mu riperserit. Mund tji duket e cuditshme, por mua me ndodh. Me ndodh te mendoj se cdo fjale qe them, me duket si betim. Nuk duhet te genjej per asgje. Me duket sikur cdo fjali e imja qofte pozitive apo negative do te ndodh. Shembulli me konkret eshte I tille: Ne veren e vitit 2014 kisha nje gjendje te tmershme ankthi. Mendoja larg o Zot sikur do vdisja. Ne nje moment thoja me vete; “kete nuk e mendojne gjysherit e mi, e mendoj une. Nuk e mendon nena qe eshte plake, e mendoj une qe jam kaq e re. Dhe thash me radhe e me sere do ikim te tere. Gjysherit para, ne nga pas.” Jam kaq e fiksuar, e stresuar, ne ankth qe se pershkruaj dot saqe kjo fjalia po me mundon shume. E kam fjalen per fjaline” gjusherit para dhe ne nga pas” saqe me dukej sikur do vdisnin ata dhe po te vdisnin ata do vdisnim dhe ne. Jam kaq e shqetesuar saqe ne cdo moment ne cdo fjali qe them, e keqinterpretoj ne mendjen time. Mendoj gjithmon negativisht. Qofte edhe nje fjali,mua me vret. Ja kete fjali qysh para 2 vitesh un e kam akoma ne mendje dhe tani me duket sikur larg o Zot te vdesin ata, do vdesim dhe ne. Ju lutem me ndihmoni!!! Faleminderit

  1. brii says:

    E dashur gjithcka eshte ne mendjen tende. Un kam vuajtur gati 4 vite nga shqetesime te tilla, por duke lexuar sa me shume rreth ankthik e kuptova qe gjithcka eshte psikologjike. Ti duhet te bindesh mendjen tende qe gjithcka eshte ne rregull. Do vdesesh atehere kur e ka shkruar zoti dhe jo kur e imagjinon ti. Mundohu te besh frymarrje te thella sa me shpesh dhe do e shohesh qe do kesh lehtesim, nese trupi ndihet i lodhur pa asnje fuqi ti bej te kenderten cohu vrapo, meru me levizje. Uroj te ndjekesh keshillat e mia sepse mua kane arritur te me ndihmojne.

  2. Skerdi Zahaj says:

    Përshëndetje,
    Së pari, është shumë pozitive që po kërkon këshillë në lidhje me gjendjen tënde. Duket sikur mendimet e tua i quan parandjenja. Ç’të bën që ju jep këtë rëndësi mendimeve duke i quajtur parandjenja? Pse mendimet për vdekjen kanë aftësi parashikuese më shumë sesa mendimet e tjera që ti ke? Zakonisht, të gjithë njerëzit mendojnë për vdekjen. Njerëzit kanë aftësinë mendore që të projektojnë veten e tyre në të ardhmen dhe si rrjedhjojë e kësaj mendojnë që të afërmit e tyre do vdeson si edhe që do vdesin edhe ata vetë. Çfarë ka ndodhur tek ti që je fokusuar tek vdekja gjatë kësaj periudhe? Pse tani? Pse jo më pare? Nëse kjo gjendje vazhdon mund të këshillohesh përherë me një psikolog.
    GJithe te mirat!

  3. Hypochondria says:

    Kam rreth 4 vite qe vuaj nga crregullimet e ankthit ne lidhje me shendetin. Me duket sikur cdo shenje qe ve re ne trup apo cdo simptome ka lidhje me nje semundje terminale. Para 4 vitesh kam kaluar nje periudhe rreth 2 muaj ne te tille gjendje, dola komplet jashte rutine dhe isha e bindur qe kisha dicka te keqe edhe pse doktoret thonin qe skisha asgje. Ne ate kohe u mjekova dhe e mesova se cfare ishte kjo qe me ndodhte. Megjithate me ndodh shpesh ne kem sekuenca te tilla edhe pse e di cfare kam.

    1. Fondacioni Together Albania says:

      Pershendetje,
      Ju falendrojme qe keni ndare me ne shqetesimin tuaj. Ju lutemi per te marr pergjigjen e nje eskperti te shkruani ne rubriken “Pyetje e Re”.

      Ju faleminderit,
      Stafi i Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV