Këshilla/Blog

05.07.2018

Pershendetje.Ne muajin shkurt pesova nje bllokim ne frymarrje e qe nga ajo dit kisha per 3 muaj rresht dhimbje te forta ne krahror e gjoks.Bera cdo e kzaminim te mundeshem e me than qe ske asgje.Gjat kesaj kohe kisha frik nga vdekja e kriza paniku dersa e kuotova ca kisha…ankth.E kalova pjesen qe kisha frik nga vdekja por me kaloi cdo gje psikologjike….nd9njher mend9ja se po cmendesha nga mendja…..se do ngelesha ashtu perher.Shkova ne nje neuropsikiater e mora sedoxil per 30 dit e vitamina….u qetsova.Problemi esht se tani nuk jam me i lumtur,nuk me hyn asgj ne sy e nuk dua te bej asgj…skam energji dhe kam gjat dites ose gjat javes kriza si dikur qe sdo e kaloj dot kte situat.Gjat kesaj kohe kam zhurme ne vesh sikur sapo kam dal nga nj disko dhe kam pas nje shikim sikur isha ne enderr jo ne realitet.Tani e kam sikur sapo jam zgjuar nga gjumi ter kohes.Ju lutem me thoni kam ende ankth apo esht dicka tjeter?Se bllokohem ndonjher gjat dites sa nuk di cte bej.Tani kam frik se ndoshta nuk e kaloj dot kte situat.Cfar te bej…..si t jem serish si dikur?Ju lutem me ndihmoni

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje Gerti! Te gjitha shqetesimet/simptomat qe ti pershkruan jane tipike per nje çrregullim ankthi. Ashtu sic mund te kesh lexuar ose degjuar, çrregullimet e ankthit jane gjithmone e me te perhapura ne ditet e sotme. Pra, ne njefare menyre nuk eshte rasti te mbishqetesohesh per gjendjen qe po kalon.
    Une besoj se qe ne fillim gjithçka ka qene psikologjike, pavaresisht se ti ke bere ekzaminime dhe ke patur dyshime qe mund te ishte diçka me baze organike. Ankthi eshte nje nga ato çrregullime psikologjike qe ka shume simptoma fizike, qe te bejne te shqetesohesh per shendetin. Kur nuk ke informacion ose nuk ke patur pervoje me ankthin, gjithmone priresh te mendosh qe nje problem me shendetin. Ndonjehere ankthi mund te nise e te ike vete brenda pak kohesh, por zakonisht merr me shume kohe se disa jave ose muaj perpara se te kaloje. Mund te nise me nje simptome fizike si ajo qe ti thua (nje mungese frymemarrje/ nje shtrengim ne gjoks ose fyt/ dhimbje, etj) derisa mund te behet me shume shqetesues (nuk arrin te flesh gjume, te funksionosh normalisht). Ne te tilla kushte, pra kur nuk arrin te funksionosh me si me pare, behet e domosdoshme konsulta me nje Psikolog klinik ose/dhe Psikiater, jo neurolog apo mjeke te tjere. Eshte shume e rendesishme te takosh profesionistin e duhur, pasi nuk eshte çeshtja vetem tek dhenia e nje mjekimi, por te dhenia e informacionit te duhur qe ka nevoje nje person qe preket nga ankthi; informacion mbi llojin e çrregullimit, marrjen e mjekimit, kohezgjatjen, menyren dhe kohen e nderprerjes se mjekimit.
    Nuk e di se sa te eshte dhene ky informacion, por besoj se nese do te kishin sqaruar mire, do ta dije qe ankthi mund te mos largohej plotesisht pas 30 diteve qe more mjekimin. Mjekimi zakonisht zbut shumicen e simptomave, por nuk e zhduk ankthin plotesisht, nese nuk shoqerohet me psikoterapi ose perpjekje te tjera qe te duhet te besh vete si aktivitet fizik, yoga, meditim, shetitje, çdo lloj veprimtarie qe te relakson, te flasesh me miqte ose te afermit per menyren si ndihesh. Jam e sigurt qe nese do i tregoje dikujt se si je duke u ndier ne kete periudhe do gjeje me shume se nje person qe eshte duke kaluar ose ka kalaur nje gjendje te ngjashme.
    Pra, kjo situate do te kaloje sigurisht, por eshte shume e rendesishme menyra se si kalon. Qe te kaloje me lehte, me shpejt dhe qe ti te kuptosh sa me mire nga se u shkaktua, perse ne kete moment, çfare ndodhish mund te jene bere shkak per nje perjetim te tille, do rekomandoja bisedat me nje psikolog, qofte edhe permes kesaj faqeje, nese nuk e ke te lehte apo te mundur kontaktin live me te.
    Shpresoj te te kem ndihmuar sadopak me kete pergjigje.

  2. Dr. Shukrije Statovci - Mjeke Psikiatre says:

    Përshëndetje

    Ju faleminderit që keni zgjedh portalin tonë.
    Ju keni përshkru gjendjën tuaj dhe nga ajo që keni shkru duket se ju keni crregullim ankthi për të cilin keni thënë se keni kërku edhe ndihmë profesionale dhe jeni trajtuar me terapi me me medikamente. Trajtimi duket të ju ketë ndihmuar dhe disa nga simptomat duket të jenë qetësu, mirëpo nëse ju kam kuptu drejt ju e keni lënë në gjysëm këtë trajtim ashtu që kanë ardh në shprehje edhe simptoma të tjera me ndikim në funskionimin e përditshëm .
    Ankthi është ndër crregullimet më të shpeshta me të cilën ballafaqohen njerëzit mirëpo mund të trajtohet , prandaj mendoj se bëni mirë nëse e kontaktoni prapë Psikiatrin dhe e vazhdoni trajtimin. Trajtimi do të ishte edhe më efektiv nëse përdorimi i medikamenteve do të kombinohej me metoda psikoterapeutike për të cilat ju kisha sugjeru që të bisedoni me psikiatrin tuaj.
    Ju mund të na shkruani edhe ne për të na tregu se si po rrjedhin gjërat dhe ne do të mundohemi të ju ndihmojmë në vazhdimësi..

  3. Anonymous says:

    pershendetje lkam gocen 16 vjece ka 2 vjet qe vuan nga ankthikam qen te psikologja me eshte ber me mir i ka dhen permisimin por e keqa e goces time eshte se ajo e la ne gjysem nejti ca koh mir filloi prap u be shum keq qante acaroeshe bente sikur flinte gjum por nuk flinte u mbyll shum ne vetvete nuk fliste me njeri kishte mendime te keqija per veten e saj donte ti bente keq vetes e kam shum te let thoshte ti bej keq vetes aty un e mora me te mira me zor ja mbusha mendjenta coja tek nje psikiateratje ajo u hap me ate i tha cdo gje qe kishte psikiatrja me dha nje ilac qe quhej lorazepan e piu goca dy ditnje gjysem ne darke me kete qe me pinte goca mua ne darke mu be shum keq i rrinte ne gjum ngrieshe per ne shkolle nuk u vishte dot i merreshin mend me rrezoeshe aty un ja nderpres lorazepanin shkoj tek psikiaterja ma mer gocen flet me gocen goca ishte ne nje gjendje shume te keqe ajo qante kishte mendime te keqija pet veten e saj mendonte sikur do ti vdisnin prinderit shum e shum mendime te kqija aty ajo me nis per ne tiran tek 5 tek nje psikiatre pe ishte per adoleshentet nuk eshe se me ka dhen mjekim vetem qe kan komunikuar me gocen dhe tani e kam me mir vazhova 3 jav me konsulta dhe e ka dhen permisimin por tani ajo nuk me pranon te shkoj per konsult nuk kam gje me nuk di cfar te bej kam shume frik se do i rikthehet serish ne ate gjendje qe ishte ju lutem me ndimoni se cfare duhet te bej un si nene

    1. main says:

      PErshendetje,

      Ju falenderojme qe na keni shkruar.
      Ju lutem shkruani ne rubriken “Pyetje e re” dhe do merrni pergjigje nga eksperte.
      Gjithe te mirat,
      Stafi Nuk Je Vetem

  4. Pacienti 007 says:

    Pershendetje! Vuaj nga çrregullimi obsesiv kompulsiv, dua të di: A sherohet ndonjeher? mjekohem me fevarin 100 mg 300 mg ne dite dhe ndonjeher sedoxil ose ne vend te tij clonotril. A mos do ishte me mire bashke me mjekimin te bej dhe nje psikoterapi? Eshte nje ngjarje e femijerise qe me ka bere obsesiv. Flm

    1. Fondacioni Together Albania says:

      Pershendetje,
      Per te marr pergjigjen e ekspertit lidhur me shqetesimin tuaj, ju lutemi te shkruani ne rubriken Pyetje e Re.

      Ju faleminderit per mirekuptimin,
      Stafi i Nuk Je Vetem

  5. ÇRREGULLIMI OBSESIV KOMPULSIV says:

    Pershendetje! Nga nje ngjarje femijeri qe smund ta ndaj me askend pervec mjekut 11 vjet me vonë mu kujtua dhe pesova traum, per pasoje mjeku psikiater me diagnoztifikoj me crregullim obsesiv dhe prej 3 vitesh mjekohem me fevarin 100 mg 3 kokra ne dite, kur me shfaqet egersisht perdor edhe sedoxil ose clonotril por dua te di; A sherohem plotesisht obsesivi kompulsiv dhe a ndihmon psikoterapia ne bashkepunim me medikamentet? Theksoj se ka raste qe me zhduket madje edhe me nga 6 muaj rresht dhe me rikthehet prap si me magji. Kur me rikthehet me jep ndjenje pikellimi dhe paniku! FLM

    1. Fondacioni Together Albania says:

      Pershendetje,
      Per te marr pergjigjen e ekspertit lidhur me shqetesimin tuaj, ju lutemi te shkruani ne rubriken Pyetje e Re.

      Ju faleminderit per mirekuptimin,
      Stafi i Nuk Je Vetem

  6. Pershendetje says:

    Une quhem senti kisha 7muj qe pija lende narkotike hashash ne France Mua me kaloi ne hoverdoze. Qe ateher un e nderpreva drogen po ajo me dha kto pasoja friken stresin psikologjik panik kam vujtur shume mu duk vetja sikur po vdes kam shkuar ne spitale France qdo analiz e skaner me bene me dolen ne rregull sa shkoja ne shtepi kam vujtur 2muj sikur po linte zemra dridhje gjith trupin frymarrje te keqe mi Kane bere te gjitha po me dolen mire te gjitha erdha ne shiperi me dha nje ilaq sedoxil ta pish per ni muj ose 3 deri 6 un kàm 20 dite qe po pij sedoxil me Kane ike marrmendjet se kisha shume jam normal si njeri po ndonjeher me kap akoma ajo dua te Di pse me duket sikur me dhemb zemra po un jam normal dua te Di edhe sa do I vazhdoj kto ilaqet se dridhje skam vetem Pak dhimbje koke kur pij ilaqin te lutem te me ndimoj ndonje person psikolog

    1. Fondacioni Together Albania says:

      Pershendetje,

      Faleminderit qa keni kontaktuar. Qe eksperti te kete mundesi t’i pergjigjet shqetesimit tuaj ju lutem postoni pyetjen ne rubriken Pyetjet – Bej pyetjen tende https://nukjevetem.al/pyetje/.
      Gjithe te mirat.

      Stafi Nuk Je Vetem

  7. Enis says:

    Pershendetje,jam 29 vjec dhe para 6 muajsh fillova te ndjeja rrahje zemre te shpeshta,shtrengim ne kraharor,frymarrje te veshtiresuar,dhimbje koke e deri ne dridhje te lehta duarsh,kisha frik se nga momenti ne moment mund te pesoja ndonje gje dhe do vdisja,filloi te ndodhte me shpesh dhe gjeja pare qe beja ishte te shkoja ne urgjence,mjeket me thonin e ke gjendje ankthi po une se pranoja sepse nuk arrin dot ta kuptosh veten ne ato momente,bera cdo analiz te mundur,eko zemre,ezhe,analiza gjaku,mbiveshkore,tiroide dhe eko te organeve te brenshme dhe cdo gje doli shume mire por prap vazhdoja me te njejtat simptoma,i kam dhe tani por qe gradualisht jane ne permiresim por qe eshte nje lufte qe te duhet te luftosh cdo dite qe te dalesh fitimtar,neurologu me ka dhene sedoxil 2 here ne dite gjysem kokerr,e keshillueshme eshte te konsumosh shume caj kamomili gjate dites dhe perpara se te flesh gjume.
    Duhet te jemi sa me optimist dhe te krijojm vetebesimin ne vet vete,sepse ankthi te ndryshon komplet jeten,nga nje njeri positiv,i qeshur,i shoqerueshem kalova ne nje tjeter stad sa nuk njihja veten,tani avash avash po i rikthehem jetes qe kisha dhe pse do me duhet shume pune per tja dal por qe do luftoj qe ta mposht kete armik qe quhet “Ankth”mjafton te mendojm vetem gjera pozitive,te bejme shetitje,te shoqerohemi me ato persona qe na bejne te ndjemi mire dhe mbi te githa te vlersojme veten ne cdo pike.
    Faleminderit.

  8. Anonymous says:

    Kam babin te smur ka pesu ni goditje tensioni ne kry ju kan blloku dora majt e kama djathte po e mjekon ni neurologe por ai vec asaj ka dhe shum frig nga vdekja ka frig dhe me flet vetem pamvarsisht se po nuk nejti ni cut me ta fillon bertet mjekohet me ni qeysues clonotril por ashte ma keq ka fillu dhe qan shum ne lezh ku jetoj un nuk ka ni psikiater prandaj dhe zdi si tja baj por babi ashte keq dhe spo di si te veproj apo ku ta dergoj

  9. Anonymous says:

    persh jam 26 vjec dhe para 3 vjetesh me kapi nje krize nervore ose sulm paniku nuk dija cfare te beja nuk kisha durim me dgjithcka e pa vlere me dukej sikur po vdes mora u vizitova tek neurologu edhe me dha nje sedoxil dhe me qetesoj per 1 muj e mora vedin mire por prap mu rikthye krizat edhe paniku tash u vizitova tek nje psikologe edhe me dha disa mjekime qe avash avash po e kaloj kyt faze te veshtire ju uroj sherim te gjitheve sepse kjo eshte nje faze shume e veshtire

  10. Po 8 says:

    Prish kam ankth stres Nuk mind te leviz bllokoh sa her dal gjiro filloj tu u fridge me vete e me ndoj ma te keqen Kur shof shum njerez me duket sikur me bje te filket Nuk kam energies me dal me kam me duket sikur jam tu u zdru edhe nga naltesia kam fobi kojtoj se kam problems me shikimin Nuk si tja bej one time do aw Nuk gja serjoz me trupin

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  11. Anonymous says:

    Pershendetje
    Jam studente 22 vjece ,ne keto momente jam me sezon provimesh,kam filluar te kem probleme me perqendrimin ,pagjumesi ,munges oreksi ,dhe gjate gjithe kohes nje ndjesi te cuditeshme ne stomak,gjithashth dhe dridhje te pakontrolluara te kembes
    Cfare me sugjeronj

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  12. Anonymous says:

    Pershemdetje un qe po ju shkruaj jam qe nen kam vajzen dhe jam shqetesuar sepse ka dosa dit qe nuk ndihet mir bllokohem ne krahor sikur mbytem thot ju lutem si mund te me ndimoni

    1. rrotadmin says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  13. Anonymous says:

    dhe une jam kshu kputje trupi vjen si per gjume dhimje gjoksi dhe veshteri frymarje mendime negative sikelte stomak

  14. Drita says:

    Pershendetje,jam ne moshe n 67 ,pasi kalova nje tension te larte mendoj se kam pak ankth dhe mar medikament 1 koker ne dite me me lehteson .A mund ta vazhdoj ta mar perderisa ndihem mire?

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.