Këshilla/Blog

Une 31.01.2022

Pershendetje me ne fund bera nje eko zemre dhe me doli cdo gje ok vetem se mjeku me tha qe kam takikardi pra diagnoza eshte: takikardi sinusale.prolapse minimal i fletes anterior mitral. Tani mjeku tha qe cdo femer e ka kete seshte gje aspak serioze dhe me rekomandoi concorn 2.5mg ta kem me raste por une kam ankth sepse lexova ne Google dhe takikardia mund te te shkaktoj infarkt ose arrest. Une tani kam akoma me keq ankth kur mendoj keto. Cfare te bej

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje,

    E kuptoj gjendjen tende dhe friken se mos situata perkeqesohet. Nderkohe nga ana tjeter eshte normale qe ankthi te mund te ndikoje ne rrahje te shpejta te zemres per shkak te mendimit se ti mund te perjetosh infarkt. Me lejo gjithashtu te te sugjeroj qe informacionet ne lidhje me shendetin dhe jo vetem, t’i marresh nga burime te sigurta dhe te besueshme. Konsultohu me mjekun per cdo dyshim tendin dhe jo te gjitha rastet e paraqitura ne google perputhen me rastin tend domosdoshmerisht. Per cdo diagnoze, nese kapet ne kohe, merret trajtimi i duhur dhe nuk neglizhohet, nuk ke pse te shqetesohesh. Faktori moshe mund te ndikoje gjithashtu. Ti je 22 vjece dhe nuk mund te krahasohesh me rastet qe mund te kesh lexuar online. Mendimi per me te keqen nuk do te ndihmonte situaten tende, ndaj rekomandimi i vetem eshte te fokusohesh te e tashmja dhe duke u konsultuar vetem me mjekun tend. Nese ve re se ankthi jot zgjatet ne kohe dhe ndikon ne perditshmerin tende, kerko ndihmen e nje psikologu. Gjithashtu, ndihu e lire te na rishkruash per cdo shqetesim tendin.

    Gjithe te mirat,

    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV