Këshilla/Blog

Besa 01.02.2022

Pershendetje deshta tju pys a qon ankthi ne smundje te zemres ose diqka tjeter se pse disa thon ashtu disa kshtu ???

  1. G says:

    Edhe un kam ankth me dhem gjoksi kam frike shumm

  2. Besa says:

    Edhe UN njejt po pom thojn we prej ankthit ekom se zemren ekom shum mir po Oper po rri me mendime tkqija Smundem mu rahatu hiq

  3. G says:

    Ashtu dhe mua me thojn nga ankthi amo se kam bo ekg e te gjiths abalizat kontrolla qka i kan kerku mjekt po mir jam me thojn nga ankthi po kam nhe dhimbje te fort ne gjoks anen e majt kur du ne mar frym me nuk mundem thel sespe dhem edhe ne shum dhe krahu a ke dhimbje dhe ti keshtu dhe kam shum frik qe po pesok sulem dhe gjith kohen mendoj te vdekja kam shum frik cdo sekond e mendoj te lutem me kthe prgj ne qofse e lexon

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  4. Oliana Manaj says:

    Përshëndetje Besa, të falenderoj që na ke shkruajtur. Do të doja të ndaje më shumë me ne rreth asaj cka të shqetëson. Përsa i përket pyetjes që ke shtruar, do të ishte më mirë të konsultoheshe me një mjek, ndoshta specialist të cështjeve që lidhen me zemrën (kardiolog) pasi është më i specializuar në këtë temë. Ankthi, ashtu sic do ndjesi tjetër që jep shqetësim, mund të bëhet shkak i problematikave të ndryshme shëndetësore, por ashtu sic thashë, nuk mund të të them konkretisht duke qënë se janë mjekët ata që e vlerësojnë se si ndikon apo deri në cfarë niveli ndikon.
    Më lejo t’ju pyes nëse ke shqetësime të ksaj natyre dhe nëse dëshiron të ndash dicka më shumë me në rreth cështjeve që lidhen me ankthin, nëse je duke përjetuar ankth dhe rreth ndjesive të tjera tuajat. Ndjej se ke njw shqetwsim dhe merak rreth gjendjes shwndetwsore tuajws ose tw ndonjw personi afwr teje.
    Të këshilloj të flasësh vetëm me specialistë të fushës dhe individë që janë kompetent në fusha të caktuara. Jo të gjithë kanë informacionin e duhur për tema të caktuara.
    Je e lirë të na shkruash më tej për shqetësimet që mund të kesh dhe të flasësh me ne nëpërmjet letrave ose në chatin online të faqes sonë.
    Gjithe te mirat,
    Oliana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV