Këshilla/Blog

Vajza 07.06.2020

Pershendetje,jam nje vajze 15 vjecare dhe keto kohet e fndit gati 1 jave ,sikur me merren mend dhe me merret fryma .Besoj mund ta kem dhe si gjendje ankthi dhe cfare me sygjeroni ta bej per te mos mu perseritur me kjo situate, dhe kjo situate me eshte perseritur dhe nje here diku nga mosha 7 vjecare pas vdekjes se babit tim.Tani mu rikthye prp cfare me sygjeroni te bej per te mos me perseritet me kjo gjendje ankthi.Ju faleminderit

  1. Edhe un te njejten gje kam me merret fryma kam ankth dridhem dhe tremebem shum ne mendje me vin mendime te keqija says:

    Edhe un te njejten gje kam me merret fryma kam ankth dridhem dhe tremebem shum ne mendje me vin mendime te keqija

  2. Msc. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke shkruar. Simptomat qe ke listuar jane treguaes te ankthit dhe kjo gjendje ndodh per disa arsye te ndryshme ne njerez te ndryshem. Kryesisht ankthi motivohet nga konflikte apo nga sfida te ndryshme emocionale qe mund te jesh duke kaluar ne kete periudhe. Cfare mendon se mund te jete duke ndikur tek ti keto kohe qe po e provokon nje gjendje te till?
    Per te menaxhuar gjendjen e ankthit eshte si fillim e domosdoshme te ndalesh e te kuptosh se cfare eshte duke kontribuar ne kete gjendje. Ndoshta presioni qe ke ne shkolle? Ndoshta marredheniet e tua me njerezit e dashur? Apo ndoshta dicka tjeter qe mund te jete dicka e pandergjegjshme? Mos ndoshta ke perjetuar se fundmi ndonje humbje qe ne njefare menyre mund te te kete rikujtuar veshtiresite me te cilat je perballur ne momentin qe ke humbur babain?
    Te ftoj te me rishkruash dhe te mundohemi sebashku te kuptojme se cila mund te ishte menyra me e pershtatshme per ty per t’u perballur me kete situate. Te mirepres.

    Perzemersisht,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV