Këshilla/Blog

Fabi 14.06.2020

Një person me ankth a perfundon në depresion?

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Pershendetje dhe te falenderoj per pyetjen. Pergjigja e shkurter eshte, po. Megjithate ankthi dhe depresioni, si gjendje emocionale dhe jo si diagnoza, jane zakonisht bashkeshoqerues dhe te nderlidhur me njeri-tjetrin. Si per ankthin ashtu dhe per depresionin ka niveli te ndryshme te cilat variojne nga i lehte ne te ashper. Nivelet e larta te ankthit mund te shkaktojne dhe nderhyrje ne funksionimin tone te perditshem, per shembull humbja e punes, shmangia e kontaktit me te tjeret, etj.. te cilat mund te cojne ne izolim dhe ndjenja te humbjes se shpreses, e cila eshte gjendje trishtimi dhe melankolie qe karakterizojne depresionin.

    Gjithe te mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV