Beku 03.07.2020
Pershendetje.. Jam nje djal 22 vjec vuaj nga ankthi.. Nuk esht se me ka ndodhur ndonje eksperienc e keqe ne jete apo dicka me ka filluar gradualisht dhe sot qe flasim jam I pamundur per CDO gje nuk Dua te dal nga shtepia te shoqerohem me njerez me duket sikur me shikojn te gjith mua sikur me paragjykojne.. Siptomat me te padurueshme Jane dhimbjet muskulare me sakt tensioni muskular ne zone e qafes dhe shpatullave … Cdo dite e kam kte problem dhe perseri punoj cdo dit nuk dorezohem jam large families ne emigrim rutina e perditshme Pune shtepi daljet sa me te limituara edhe kur shkoj ne market e kam t veshtire.. Kam vazhduar nje kure per dy vjet me escitalopram nuk esht se me ndihmoi shum per mos te then fare.. Jam tip qe kerkoj shum nga vetja dhe gjith kohes mendoj per te ardhmen si te arrij te Mira monetare ndimoj familjen me sa kam mundesi por kjo gjwndje po behet e besdishme per mos t then e padurueshme do doja ndonje kontakt a dicka me ke mund te flas te ndaj nje mendim per ankthin qe me shoqeron gjith kohes. Flm ☺
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,une jam ende nje 16-vjecare por me beso qe ne disa pika te kesaj faze qe po kalon te kuptoj shume mire. Ndoshta nuk jam askush per te te dhene mendime por fillimisht doja ta beja kete sepse arrita ta kuptoja qe ke nevoje ta ndash kete me njerez te tjere dhe mbi te gjitha une e njoh kete ndjesi qe ti ke sot,edhe pse per motive te tjera,por gjithsesi fillimisht dua te te them te perpiqesh ta lesh gjithe kete menjane. E di qe nuk eshte e lehte dhe te duket sikur ti je vetem perballe nje problemi te madh,por Zoti eshte i madh dhe Ai nje dite do te te jape ate qe ti po kerkon nqs e meriton. Te duket situate e pamundur per tu kaluar dhe ndihesh sikur nuk ke askend.Kapesh pas shikimeve dhe fjaleve te te tjereve dhe i perjeton keq disa paragjykime,e di mire kete. Por e vetmja gje qe do te te them dhe qe e kam te sigurt qe eshte pika kryesore eshte fakti qe nese ti beson ne vlerat e tua dhe nese e kupton se sa i rendesishem je per njerezit e tu te dashur,atehere nuk ka rendesi se cfare mendojne te tjeret per ty. Ndihesh sikur gjithe diten flasin per ty por ne fakt eshte thjesht mendimi yt,sepse te tjeret ne keto kohe nuk kane kohe as per punet e tyre. Ka momente qe na vene ne siklet e na bejne te ndihemi keq,por nese ti ndihesh mire me veten askush nuk mund te te preke apo te te lendoje ne kete pjese. Ne fund te fundit ti ke jeten tende,ashtu si cdokush dhe njerezit qe nuk kane pune dine vetem te merren me te tjeret,sepse ndoshta jeta e tyre eshte akoma me bloz saqe e lene menjane dhe preferojne te fusin hundet atje ku nuk u takon. Eshte e vertete qe disa njerez japin gjykime negative dhe ne fillojme ti marrim per baze,por ne fakt askush nuk e di se si jemi ne ne te vertet,prandaj fakti qe ata flasin apo te thone dicka nuk do te thote asgje,sepse ata qe realisht te njohin dhe perpiqen te zbulojne brendesine tende,nuk te trajtojne ne menyre te tille.Ata qe nuk duan te te njohin leri,le te flasin sepse vetem ti e di si se je ti,prandaj shikoje veten ne pasqyre dhe kupto te mirat qe mund te gjenden brenda teje dhe te tjeret nuk duan ti vleresojne. Leri. Nqs ti vertet ke nje impakt te mrekullueshem ne kete bote,lerja ne dore kohes. Me pasqyre nenkuptoj anen tende te brendshme,shpirtin tend dhe ate qe te ben ty te vecante. Te pakten une kete do te beja per veten,ndonese jam ende nje adoleshente,por me beso qe i njoh mire disa gjera dhe prandaj po perpiqem te te jap mendime qe mund te te hyjne ne ndihme. Persa i perket dhembjes muskulare qe ke permendur me lart,nese nuk ke problem tjeter shendetesor,ateher e vetmja pergjigje eshte ankthi. Prandaj mos e shkaterro veten sepse dhembja muskulare kalon edhe ne gjera te tjera,ndaj kujdesu per veten,shprehu edhe me njerezit e aferm pavaresisht menyres se si do reagojne,perpiqu te merresh me gjera qe ty te bejne te ndihesh mire,dil ne shoqeri sepse perballja do te te beje te kuptosh qe ti ne fakt je si gjithe te tjeret,je normal dhe e gjithe bota te sheh keshtu,ndaj perpiqu te mos fiksohesh. E kuptoj shume mire qe je tip qe kerkon nga vetja,ndaj pikerisht per kete arsye,fillo te japesh me shume nga vetja per ta tejkaluar kete gjendje sepse ka nje jete jashte qe po te pret dhe nuk duhet ta humbasesh.Jeta eshte e veshtire,jo gjithmone ja dalim me sukses,por jeta ka qellim te te sfidoje here pas here,te te rrezoje qe te behesh me i forte,te te beje te qash qe tja dish vlerat te qeshures,ndaj falenderoje jeten sepse nga e gjithe kjo ti do marresh nje mesim te mire dhe mbaj mend qe cdo gje eshte kalimtare. Mos e ler jeten te te vrase me teper,tregoji qe ti mundesh,beso,lufto fort dhe bej durim. Vazhdo jeten ashtu si ti e mendon,perpiqu te arrish atje ku do me aq mundesi sa te te jape jeta,qendro prane njerezve qe do me shume dhe mos u dorezo ne asnje aspekt,sepse mundesh,ti mundesh. Kuptoja vlerat vetes dhe jetes tende. Uroj te te kem dhene sadopak kurajo dhe mbeshtetje emocionale. Nqs kaq nuk mjafton,ateher lufto dhe mos e ler veten pas dore por perpiqu ne cdo menyre,mos e ler kete periudhe te te pengoje te ecesh perpara,por gjithsesi siqnerisht besoj se se shpejti do kaloje,ashtu si cdo faze tjeter ne jete dhe nje dite e re plot emocione te reja do te zbardhe.Respekte dhe gjithe te mirat.
Pershendetje e vleresoj shum komentin tend .. Dikush qe e shikon situaten nga jasht mund te paragjykoj ose ka raste kur thone he tani se sesht fundi botes, e ke te gjithen ne tru duhet ta qetososh veten ose gjera te tipit ka te tjere qe kan me shum probleme se ty por ankthin kam 2-3 vite qe e jetoj me ritme shum t larta dhe te duket sikur ke nje Barre te rende ne shpatull gjithe kohen, cdo dit mundohesh ti japesh kurajo vetes dhe provon lloj lloj gjerash si te qetesohesh nga ai dhe ta kalosh ka dhe dite shum te erreta qe thua kshu do vazhdoj ter jeten un ? …po ju pse jeni future ne kte website vuani nga ankthi apo dicka tjeter
Pershendetje,
Lidhur me shqetesimin tuaj mund te them shkurtimisht disa gjera. Sigurisht qe jeni te mirepritur te kontaktoni nje terapist te faqja apo te vazhdoni komunikimin nderkohe. Si fillim mund te sjell ne vemendje se gjithe energjite tuaja jane te projektuara ne te ardhmen dhe sikur në te tashmen nuk I lejoni kohe vetes te perjetoni kenaqesi, qofshin keto nga me te zakonshmet. Juve sillni si arsye ne nje rast paragjykimin nga te tjeret (mund te jete e vertete por perseri nuk sherben si arsye) – nisur edhe nga fakti qe jeni emigrant –me pas direkt flisni per zemerimin tuaj – I mbetur ky si dhimbje muskulore ne shpatull dhe zonen e qafes… me pas vazhdoni duke “I dhene force vetes” dhe vazhdoni rutinen pa u dorezuar. Pas kesaj permendni qe jeni larg familjes dhe direkt flisni per ilacet(pra nje forme dorezimi) por si per cudi menjehere pas kesaj thoni se jeni person qe kerkoni shume nga vetja (pritshmeri te larta si kompensim ne te ardhmen per gjendjen e tanishme). Dhe ne fund permendni serish qe gjendja eshte “per te mos thene e padurueshme”- edhe ketu sikur nuk I lejoni vetes te shpreheni plotesisht. E gjithe kjo dinamike shnderrohet ne ankth dhe energjite sigurisht qe nuk jane ne nivelet e deshirueshme. Mund te bejme pyetjen pse nuk ju shijon asgje atje ku jetoni tani. Ndoshta deshironi te ktheheni? Ndoshta ka ardhur koha te mos mendoni kaq shume per te ardhmen(sigurisht qe e ardhmja eshte e rendesishme) por me shume per “izolimin” tuaj qe deri diku eshte kryefjala e gjendjes qe perjetoni. Nuk e di a e vini re por edhe ju vete e “paragjykoni” veten duke I ngarkuar asaj pritshmeri qe ndoshta perforcohen pas cdo ndjenje ligeshtimi. Nese e tashmja shnderrohet ne nje rutine qe ka per qellim qe kenaqesine ta marre vetem ne te ardhmen atehere sigurisht qe cka perjetoni do te jete pa ngjyra. Kenaqesia dhe detyra shkojne bashke apo jo?
Gjithe te mirat
MSc. Sokol Kosta te githa kto qe ju thate e shpjegojn komplet gjendjen time fiks sikur energjite e mija Jane te projektuara per te ardhmen vetem per ate mendoj dhe e tashmja esht nje rutine qe ka per qellim kenaqesin ta mari ne te ardhmen ku mund te gjej nje kontakt me ju me keni lene pa fjale
Pershendetje Beku,
Nese deshironi kontaktin e MSc. Sokol Kosta, ju lutem mund na shkruani emailin tuaj ne menyre qe tju dergojme kontaktet. EmailI juaj nuk do te publikohet ne faqe per shkak te ruajtjes se privatesise tuaj. Gjithe te mirat.
Stafi Nuk Je Vetem.