Këshilla/Blog

Ira 03.07.2020

Ju lutem mund te me thoni pse ndodh qe njeriu ta fajesoj veten kaq shume?? Edhe kur nuk kam faj dhe marredhenja me dike prishet une e ndjej veten fajtore edhe dua me patjeter te gjej nje gje gabim eDhe pse mund te jem njeriu me i pafajshem qe egziston. Kjo po me kthen ne peng. Psh nese un kam nje debat me dike dhe fajin e ka ai person, sapo kalon nje dite apo 2 pa folur un do tehap te gjitha bisedat edhe dua te gjej patjeter fajin tek vetja. Kjo me ben te ndjehem shum keq me pas dua ti shkruaj me patjeter ati personi se perndryshe me duket sikur sme mban vendi. E harroj krenarine ne ato momente. Edhe me vjen keq per veten sepse jam njeri shum i drejte dhe i pafajshem por e fajesoj pafund veten. Kjo po me shkaterron a ka ndonje tjeter keshtu ju lutem ndonje pergjigje. Ju uroj me te mirat stafi jeni te mrekullushem

  1. pa emer says:

    Eshte dicka normale te ndihesh ne faj,por atje ku nuk ke faj nuk ke faj,prandaj mos e torturo veten sepse jeta i ka keto gjera,konflikte,debate,mjafton qe persa kohe ti jep miresi dhe ndjenja te pastra te ndihesh ok,sepse nuk ja vlen te mundosh veten. Edhe une jam e ndergjegjshme dhe ndoshta me ndodh ndonjehere kur mendoj se kam lenduar dike,por nuk do te thote qe gjithmone e kam fajin une.Nuk ka asgje te kalosh je dite apo dy dite pa folur me dike,sepse dua qe te te them dicka qe ta mbash mend nga bota e sotme. Ajo qe dua te te them eshte qe ne rastet qe ke ti faj nuk ka asgje qe ti ti shkruash atij personi e ti kerkosh falje,madje ben shume mire sepse nese je ti vertet shkaku atehere ti duhet te jesh edhe zgjidhja,por ka edhe raste kur ti nuk ke faj realisht por ngaqe ndihesh ne faj pa arsye merr guximin ti shkruash nje personi per tu siguruar qe ai nuk ndihet keq per fajin tend,por personi mund te perfitoje nga kjo dhe mund ta lesh te kuptoje qe ti do e falesh dhe do e ulesh veten edhe nqs gabimi eshte i tiji,dhe raporti mes jush nuk do jet i fuqishem plotesisht pasi personi ne fjale mund te mendoje qe cfaredo te ndodhe ti do e humbasesh gjithmone krenarine per te[sigurisht flas per persona qe nuk te vleresojne sa duhet,thjesht qe ti te mos zhgenjehesh] por dua ta mbyll me faktin qe nuk ka asgje te ndihesh ne faj,dhe madje nuk ka gje me te vyer dhe me te paqte sesa te kerkosh falje kur e ke gabim,por ceshtja eshte te jesh ne gjendje te kuptosh e ke apo jo gabim. Pra mos u mundo te gjesh te vetja gabime qe ndoshta nuk i ke. Fajesoje veten vetem atehere kur duhet ta fajesosh,sepse rrezikon te lendosh veten emocionalisht dhe ta besh te humbase disa pjese te mira te karakterit qe te bejne te jesh e forte dhe e pashkelshme nga njeri. Gjerat gjithmone rregullohen dhe koha e tregon se kush e ka fajin,prandaj mos e lendo veten pa arsye,sepse kur nuk ke faj,thjesht nukk ke faj. Beje tenden,perpiqu ti rregullosh gjerat me te tjeret,por deri atje ku mundesh,pra mos mbaj mbi kurriz pengjet e te tjereve qe jane te paguximshem te pranojne fajet. Nuk ke pse ndihesh jo e qete kur ne fakt ti nuk ke faj.Kur ke faj pastaj e di vete si ta rregullosh,por logjiko dhe rregullo atje ku ke per te rregulluar,sepse edhe personi tjeter ka hapa per te hedhur ne mbarevajtjen e nje raporti,ndaj mbaj me vete vetem pjesen tende.Mos e vri mendjen,nuk ka asgje te ndihesh ne faj,edhe une ndihem shpeshhere,sidomos ne konflikte me njerezit qe duam me shume,por jo gjithmone kemi faj,ndaj qetesohu dhe vazhdo jeten,gjera te tilla na ndodhin te gjitheve…uroj te te kem ndihmuar sadopak…gjithe te mirat.

  2. Ira says:

    E dashur shum flm per pergjigjen tende, me perlot dhe me mbushe me pozitivitet. Te uroj gjithe te mirat dhe zoti te bekofte

  3. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje,
    Nga sa shkruani me siper kuptoj që juve jeni e gatshme ta merrni fajin persiper vetem e vetem qe tjetri (kushdo qofte ai por kryesisht njerezit e rendesishem per ju) te mos largohet apo te nderprese komunikimin me ju. Sigurisht qe ne raste te tjera debati apo konflikti këto brendësime te fajit vijne ne formen e nje racionalizimi prej jush te situates ku personi ne fjale, shpejt e shpejt, ka gjithe arsyet e botes qe te veproje ashtu siç vepron dhe ju perseri keni gjithe te metat e mundshme dhe deri diku e meriton te “pesoni” ate sjellje prej tij. Të gjitha sa me siper, mendime dhe veprime tuajat qe ju vete I keni kuptuar shume mire(por si per çudi gjithmonë ne retrospektive, gje shume e rendesishme kjo pasi mund te thuhet ndryshe qe keto mendime ju pushtojne kur ndaheninga ky person), madje edhe ndjenja e besdisshme qe ju shkakton se perse duhet te ndodhe keshtu – kur jeni e bindur qe shpesh here eshte tjetri qe ndoshta e ka fajin –pra te gjitha keto sherbejne vetem per nje gje; qe te shmangin ankthin e ndarjes nga ku person. Te ju ky ankth vjen si rrezik braktisje, sikur pa kete person gjerat mund te marrin te tatepjeten, sikur – sic e thoni dhe ju vete –fjala kryesore, ajo qe ju perndjek, ajo “pajtjeter” qe karakterizon nderveprimin tuaj duhet te misherohet me kthimin e ketij personi – qofte edhe me keto kosto qe ju pershkruani. Lidhur me shqetesimin tuaj nese ka njerez te tjere si juve – pra qe brendesojn fajin – mund tiu siguroj qe “patjeter” qe ka, por kjo nuk ka pse te sherbeje si arsye qe juve të mos kontaktoni nje terapist apo komunikoni te faqja nuk jevetem ne vazhdim.

    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV