Këshilla/Blog

10.09.2018

Pershendetje per te gjithe!
Jam nje vajze 25 vjeqe, kam ankth qe 2 vite. Per her te pare me ka ndodh nje dite kur isha vetem ne shtepi ne mbremje. Me pare kam pas nje dhimbje ne vesh por jo gjithmon, me ndodhte her pas here dhe ate nate isha duke bere ushtrime dhe pa pritur mu ndal fryma nuk pash asgje per pak sekonda. Mos te harroj te ceku se nje jave para se te me ndodhte kemi pasur rast vdekje. Ajo gjendje e veshtir ne te cilen isha kur me eshte shfaqe ankthi per heren e pare nuk me zgjati me teper se disa sekonda dhe kaloi isha mire. Por te nesermen me ndhodhi prap perafersisht ne oren 4 te mengjesit. Nga ai qast kam qen teper keq perafersisht 4 muaj, kam pas barkqitje, te vjellja, marramendje, mendime tmerrsisht te keqija sikur do vdes dhe do te shkoje ne zjarr, nuk mund te qendroja ne kembe po as shtrir, sdi si ta pershkruaj ate ndjenj te cilen mos e paqa kurr jo vetem une por as nje krijes njerzore. Nuk dija qfar kam, nuk dija ku te drejtohem. Kam shkuar te doktorr te ndryshem, me thane qe kam helikobakterie e cila pas nje muaji sipas analizav u hoq. Un isha ne gjendjen e njejt pa permirsime, qaja ter kohen. Kam bere te gjitha analizat derisa me mbeti vetem koka dhe kur shkova tek nje neurolog me tha se ke ankth qe per te cilen ndegjova per her te pare. Kam bere cd per koke dhe nje tjeter incizim te dy me dolen mire. Fillova te perdori medikamente per 6 muaj rresht ku fillova te ndihesha me mire. Fillova te lexoj per ankthin dhe kuptova qe nuk jam e vetmja une dhe se nuk vdes askush nga kjo gjendje. Fillova te beje perpjekje edhe vet edhe pse mendoj qe aq keq kam qene sa qe sdo ja dilja pa medikamente. Edhe pse me kan ndihmuar mua ju keshilloj te mos i perdorni sepse e verej qe shpesh me dhemb koka. Duke u munduar qe dy vite tani ndjenja qe do vdes me eshte larguar por mendimet e keqija veshtir ti largoj. Kur ka djell ndihem shum me mire ndersa kur eshte koha me shi ose bubullim ndihem shume keq edhe pse perpiqem ne maksimum por kot. Kam qen teper pozitive, kam kaluar teper mire me te gjithe. Tani jam bere shume e mbyllur, harroj shume, nuk mundem mu koncentru, kam vetem dhe nje provim me diplomu por spo mundem te mesoj aspak, kur dal me shoqeri me duket se te gjithe me shikojn dhe qeshin me mua (gje e cila nuk me ka shkuar asnjeher ne mendje se lere me te me mundoj), kam shum emocione se di me vin pa asnje arsye. Tani se fundmi fillova te flas me nje djal qe ka pas shum gjera qe une i du po se di mu mbyllke goja nuk dija as qfar te flisja dhe u largu. Jam shume e kuptushme e di qe secili e ka fatin e vet dhe duhet te pajtohemi por saher po me ndodh ndonje ndodhi po kam shume ankth dhe nganjeher po them me vete qe tere jeten do te kem kete problem. Dua te ceki se dhimba qe kam pas ne vesh qe nga ajo dite sme eshte ndalur asnjeher. Kam bere kontroll edhe per vesh dhe gjithqka eshte ne rregull. Me dhemb shume ne mes te kraheve, ana e djatht, kur i perdorja barnat kisha dhimbje edhe ne gjoksin e majt po tani ka filluar te rrallohet. Per veshin me thone se e kam nga unazat e qafes, tani do te fillon me fizioterapi por me duket se jam teper e pa fuqishme edhe pse analizat jane ne rregull.Pres nje pergjigjje nga psikologu sepse kam shume nevoj per te, dhe te gjithe ju qe vuani nga ankthi dhe arrini ta mbani nen kontroll te pakten disa dite tregoni te gjitha menyrat qe i keni provuar sepse kam shume nevoj. Sdi qfar te beje me tani jam lodhe dhe e di qe jam teper e re te dorzohem por nuk po mundem sme hec asgje mire. Faleminderit shume per mundesin qe na keni ofruar per te ndar se bashku problemin qe kemi. Gjitha te mirat per ju

  1. Dr. Blerta Bodinaku says:

    Pёrshendetje Enxhellusha,

    Dy vjet tё jetuara me ankth dhe me mendime negative tё tilla si ato qё ke pёrshkruar ti nё letrёn tёnde, pёrbёjnё njё eksperiencё jetёsore tё vёshtirё nga e cila nevojitet punё pёr tё dalё. Nё fakt, ankthi ёshtё njё shqetёsim serioz, i cili ul cilёsinё e jetёs dhe shpesh herё shkakton rrathё viciozё qё prodhojnё izolim social, mungesё besimi tek vetja dhe mё shumё ankth.

    Mё vjen shumё mirё qё gjatё kёsaj periudhe ti ke lexuar pёr ankthin dhe ke kuptuar qё ёshtё njё shqetёsim shumё i pёrhapur dhe qё askush nuk vdes nga ankthi, megjithatё mendoj se ka ende shumё punё pёr tё bёrё me qёllim qё tё mund ta kapёrcesh kёtё sfidё.

    Si fillim do tё tё rekomandja tё kontaktoje me njё mjek psikiatёr, i cili tё bёjё njё vlerёsim tё pёrshtatshёm. ‘Ankth’ ёshtё njё emёrtim shumё i pёrgjithshёm qё pёrdoret gjerёsisht, por nё fakt ka shumё forma specifike tё manifestimit tё çrregullimeve tё ankthit. Gjithashtu, shpesh herё çrregullimet e anktit mund tё mbivendosen me tё tjera çrregullime. Suksesi i mjekimit dhe psikoterapisё varet shumё nga pёrcaktimi i saktё i problemit qё tё shqetёson. Pёr kёtё arsye tё nevojitet njё mjek i specializuar qё tё mundet tё pёrcaktojё saktёsisht shqetёsimin qё ke. Nё letrёn tёnde tregon qё je konsultuar me njё mjek neurolog, por duhet thёnё se mjeku neurolog nuk ёshtё i specializuar mirёfilli pёr kёto shqetёsime. Nё letrёn tёnde ti tregon gjithashtu se nuk do tё doje ti riktheheshe mjekimit prej efekteve anёsore qё ato kanё. Megjithatё, unё besoj qё njё mjekim i pёrcaktuar mirё mundet tё jetё mjaft ndihmues, tё paktёn pёrkohёsisht ndёrkohё qё punon edhe pёrmes rrugёve tё tjera pёr tё kapёrcyer ankthin.

    Pavarësisht zgjedhjes që do të besh në lidhje me mjekimin, unë besoj që mёnyra mё e qёndrueshme pёr tё punuar me ankthin ёshtё psikoterapia. Mund tё vendosёsh tё marrёsh ose jo mjekim, mund tё vendosёsh tё kombinosh mekimin me psikoterapinё, por gjithsesi, nё tё gjitha rastet, psikoterapia mbetet mёnyra mё e qёndrueshme pёr tё punuar me ankthin. Përmes një marrëdhënie sistematike të ndërtuar me një psikoterapist profesionist, do të mundesh që të eksplorosh arsyet dhe mënyrën se si është aktivizuar dhe instaluar ankthi në jetën tënde, do të eksplorosh mekanizmat psikologjikë që e mbajnë atë aktiv si dhe do të mundesh të ndërtosh mekanizma funksionalë për t’u përballur me ankthin, marrёdhёniey ndёrpersonale, e tё tjera sfida nё jetёn tёnde. Psikoterapia është një proces afatgjatë, që do të thotë se ndryshe nga mjekimi duhet kohë, angazhim aktiv dhe përpjekje nga ana jote për të analizuar dhe zhvilluar modele dhe mekanizma të reja funksionimi. Kjo është kostoja e psikoterapisë, nga ana tjetër është edhe garancia që ndryshimet e përftuara të jenë të qendrueshme në kohë.

    Tё uroj gjithё tё mirat,
    Blerta

  2. Enxhellusha says:

    Te falenderoj nga zemra per pergjigjjen tuaj, jam e gatshe te filloj edhe me psikoterapi dhe qfar do tjeter vetem te dal komplet nga kjo gjendje. E kam verejtur qe kam permiresime por te dal komplet nga kjo gjendje me duket e pa mundur, por do mundohem te luftoje me shpres se do kem sukses. Nese ka mundesi te me tregosh se ku mund te gjeje nje psikiater i cili do te me kishte ndihmuar te kem sukses? Edhe nje here faleminderit shume, qdo te mire ☺

    1. Marsomar says:

      Pershendetje, nese ke mundesi te te kontaktoje privatisht lidhur me ankthin dhe ti diskutojme se bashku jo vetem me ty po me te gjithe ata qe jane bere pjese e saj ju faleminderi

  3. Anonymous says:

    Pershendetje
    Dhe un kam ankth mirpo menyra me e mir qe ta tejkalojm eshte te mundohemi te kujtojm se qfar kemi ber gjat ter dites dites se djeshme dhe pardjeshme ta kujtojm familjen dhe te mundohem ti kyqem botes se jashtme
    Un kam ankth qe 1 muaj mirpo me keto teknika jam shumm super askush nuk mi ka tregu mirpo njeriu ndonjeher duhet me studju vet veten

  4. Stresi ankthi says:

    Edhe un qe 5 muaj jam ne kete gjendje do më ka vdek babai pas dy jave më ka Kap ankth stres dhe qka eshte më e keqja një kohe Se kam fol më askend duke Mendu qe vetem une jam ne kete gjendje dhe mendja vetem tek vdekja më rrin qdo gje qe e bei mendoj Se do të vdes marramendje therrje ne shpine gjoks por Kur hyena ne kete web e pasha e kishte shum keso raste dhe ankthi qenka dicka qe e kalon gjithsecili jam qetesu pak Po une kam bere vizite tek neuropsikiatri jam duke perdor terapi dhe Poe. Shof qr jam më mirë

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV