Këshilla/Blog

Arsa 03.11.2020

Pershendetje jam 22 vjeqe dhe kam mbaruar fakultetin drejtimi infermieri ne fillim mendoja se jam per kete drejtim por tani kam shume ankth dhe frike per kete drejtim nuk kam besim tek vetja , perveq kesaj edhe te misafiret qe jane prezent tek une kam problem me ankthin gjate sherbimit tek ata nuk e di nese eshte ves ndaj vetes kjo e dyta ama kam me te vertet shume stres edhe ankth . Ju lutem ndonje keshille te dobishme faleminderit per mirkuptim.

  1. Bern says:

    Cfar simptoma ke

  2. Msc. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Ankthi qe ke pershkruar se ndihen mund te jete i natyrave te ndryshme. Krysisht njerezit ne te tilla profesione perkujdesi mund te ndihen si te paafte pasi jane profesione shume sfiduese dhe kerkon pak kohe sa te mesosh se si ti menaxhosh te gjitha ndjesite qe te shkakton ky pozicion. Eshte komplekse te kujdesesh per te semuret pasi besoj se shkakton tek ti ndjesi nga me te ndryshmet qe ndoshta kontribuojne tek keto pasiguri qe je duke ndiher. Ankthi qe po ndihen ndoshta eshte tregues i faktit qe ti e di qe kjo eshte nje pune me pergjegjesi dhe je vazhdimisht ne ankth pasi je e vetedijshme per pasojat e veprimeve te tua te jeta e personave per te cilet po kujdesesh. Ne kete drejtim do te te keshilloja te mos ushtroje shume presion te vetja, pra mos e gjyko veten nese dicka e ben gabim dhe kerko ndihme sa here ta ndihesh te nevojshme. Megjithate do te te ftoja per nje bisede pak me te drejtperdrejt per te kuptuar me specifikisht natyren e ankthit qe po perjeton me shpresen per te te dhene nje keshille me specifuke dhe ndoshta me ndihmuese. Te mirepres.
    Perzemersisht,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV