Këshilla/Blog

Era 07.12.2020

Pershendetje ndjese qe ju shqetesoj por kisha nevoje per ndimen tuaj.Une jam 19 vjec gjithmone kam qene studente shume e mire ne shkolle ama tani nuk mundem me.Jam shume e stresuar me duket sikur nuk jam e afte per asgje,sikur cdo gje do me shkoj keq.
Me duket shume e pamundur qe une te jem prap ajo qe kam qene me perpara,qe gjithmone luftoja fort per te realizuar qellimet qe i kisha vene vetes,por tani nuk po e bej dot.
Familja ime pret shum nga une,duan qe te jem me e mira ne shkolle dhe ja kam dal deri tani por tani nuk po mund ta bej me.Dega qe une studioj gjithmone me ka pelqyer,e kam enderruar qe e vogel te kisha kte profesion ama nuk po e bej dot.Nuk e di se pse nuk po ja dal dot mbane.Ama thjesht nuk mundem.
Nuk di cfare te bej qe te gjej prap motivimin qe kisha tek vetja ime.
Familja shoket e mi presin shum nga une,gjithmone kam qene ajo studentja qe merrja notat me te larta,mesonte me shume madje dhe ndimoja te tjeret perpiqesha ti motivoja edhe ato qe te mesonim me shume.Por sot nuk kam force qe te shtyj perpara veten time.
Madje sot kisha nje ore mesimi.Zysha na pyeste vazhdimisht dhe te gjithe prisnin se kur une do te pergjigjesha ama nuk e bera dhe vetem dola nga mesimi.Te gjithe me shkruanin pse nuk po flet ne mesim ama nuk mundja.I dija shume mire te gjitha pergjigjet por nuk i thoja dot.
Nuk di cfare te bej me veten time,une dua te jem prap ajo vajza qe e gjeja vullnetin tek vetja ime per te bere gjerat qe une doja,por si duket nuk po mundem.

  1. MD, MSc. Azra Kraja says:

    Pershendetje e dashur,
    Te falenderoj qe na shkruan. Cfare kuptoj nga letra jote eshte qe ke ndjere nga te tjeret pritshmeri te larta nga ty per te performuar shume mire ne shkolle dhe per sa kohe i ke realizuar keto me sukses mund te kesh marre edhe shume kenaqesi nga kjo. Tani ndjen qe dicka ka ndryshuar dhe sikur nuk mund t’i plotesosh me e kjo behet barre per ty. Nuk je aspak e detyruar te plotesosh pritshmerite e te tjereve dhe e kuptoj qe kjo mund te te frikesoje se mos i zhgenjen dhe humbet vemendjen apo respektin e tyre, por me duket se ndoshta tani mund te jete koha te percaktosh ti pritshmerite e tua per veten tende. Cfare ka ndodhur keto kohe qe te ka renduar emocionalisht dhe ka ndikuar edhe ne performancen tende? Si mund te kujdesesh per veten dhe te ndihesh ti mire? Cfare pritshmerish ke ti per veten tende? A eshte te jesh studentja me e mire gjeja me e rendesishme per ty tani? Si te ndikon kjo?
    Do te doja te kuptoja me shume dhe do te isha shume mirenjohese nese mund t’i pergjigjesh pyetjeve te mesiperme. Mbetem ne pritje te pergjigjes tende dhe te uroj me te mirat!
    Azra

  2. Era says:

    Para nje viti une fillova te pelqej nje djale.Mendova se ishte thjesht nje pelqim i thjeshte dhe do te kalonye por jo.Eshte bere nje vit e gjysem edhe une akoma vazhdoj te ndiej dicka per te.Nuk mund tia them ndjenjat atij,sepse ai eshte petagogu im.Me vjen turp nga vetja qe kam ndjenja per petagogun tim dhe kjo besoj me ka renduar shume gjendjen emocionale timen.Deri para ca kohesh arrija ti kontrolloja ndjenjat e mia por tani jo me.E dua shume ate por nuk kam cfare te bej,nuk mund tia shpreh ndjenjat petagogut tim.Me duket sikur kam bere gabim qe pelqeva ate por nuk ishte ne doren time.Kjo mund te jete e vetja gje qe me ka ndikuar shume ne gjendjen emocionale keto kohe.

  3. Ana says:

    Une e dua shume profesionin qe po ndjek.Me pelqen jashte mase.Gjithmone me ka pelqyer te jem studente e mire dhe dua te vazhdoj te jem.Perpiqem me aq sa mundem te arrij qellimet e mia .Dhe shkolla eshte nje nder qellimet e mia

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV