Anja 04.01.2021
Pershendetje jam 26 vjec ne javet e para te shtatzanis se dyte,jam shume keq me gjendjen e ankthit nuk po arrij ne asnjelloj menyre te shijoj kte shtazani me ka kapluar ankthi vetem qaj dhe nuk kam asnje lloj ndjesije tjeter te mir,mundohem shume qe ta kaloj por e kam te pamumdur te lutem me sugjeroni dikca se po cmendem,kam 5 vite qe vuaj nga ky ankth i mallkuar por e kam kaluar tani me eshte rikthyer serisht ne periudhen me te bukur te jetes…kam shume frik per beben time a ndikon ankthi tek femija??? Te lutem me jepni disa keshilla si ta menaxhoj,dhe a jane te demshme ilacet e ankthit si rivoltril??? Pres prgj tuaj ju falenderoj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ciao Anja jam. Nje nene e 2 femijeve jetoj jasht.te njejeten situate kalova dhe une ne shtatezanine e 2.nuk kam fjale por gjitha streset qe kam pas ne jete qe i menaxhoja sh mire ne periudhen e shtatezanise u kthyen ankth i perditshem mundues.ilacet bejne dem bebit.kamomil caj konsumo.finok.uje sa me shume .shetitje ne ajer te paster.multivitaminat jane sh te mira si per ty dhe bebin .rri e qete cdo gje kalon mbas lindjes lehtesohet.shendet e dashur
Përshëndetje, faleminderit që kontaktove me ne! Më vjen keq për gjendjen tënde, duket se nuk po të lë të shijosh jetën dhe shtatëzaninë. Megjithatë, nuk jam shumë e qartë nëse je duke përjetuar ankth apo diçka tjetër. Kur thua se vetëm qan dhe nuk ke asnjë ndjesie të mirë, nga se shkaktohet kjo? Çfarë e ka shkaktuar në fillimet e veta, kur e ke përjetuar këtë gjendje për herë të parë? Gjatë këtyre viteve a ke bërë diçka për ta lehtësuar këtë gjendje? Si kanë shkuar përpjekjet? Këto janë pyetje për të reflektuar mbi arsyen dhe shkaqet e gjendjes tënde.
Përpos këtyre do të të sugjeroja që të diskutoje me njerëzit e tu të afërm ose me këdo që të mbështet dhe të kupton. Është shumë e rëndësishme që të hapesh dhe të bisedosh me ta për gjendjen tënde. Përsa i përket Rivotril – it do të ishte mirë të konsultoheshe me mjekun gjinekolog që të ndjekë.
Nga studimet nuk është e qartë sesi ankthi mund të ndikojë tek bebat, por në përgjithësi nuk është pozitiv.
Duke qenë se kjo është një situatë që ka zgjatur disa vite dhe tashmë është agravuar do të të sugjeroja që të kontaktoje me psikoterapistët që janë në chat – in e kësaj faqeje për të bërë disa seanca më interaktive. Nëse e ke mundësinë, do të të sugjeroja edhe seancat psikoterapeutike.
Disa ushtrime të frymëmarrjes mund të ndihmojnë për ankthin: merr frymë thellë dhe ngadalë me hundë, mbaje 2-3 sekonda dhe pastaj nxirre frymën. Prit pak sekonda dhe më pas përsërite (ki kujdes të mos bësh shpejt një frymë pas tjetrës sepse mund të përkeqësohet, mund të duhet të presësh 6 – 10 sekonda).
Shpresoj t’ju kem ndihmuar,
Veronika