arta 16.01.2021
Pershendetja ka 2 muaj qe vuaj nga ankthi. Shume cka kam perjetuar per keto 2 muaj. E fundit qe me brengos eshte se me duket se njoh se dua zotin. Kam frike mos behem ateiste. A e ka perjetu dikush kete a eshte kaluese?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
faleminderit qe na ke kontaktuar. Ajo qe shkruan eshte shume e shkurter prandaj nuk e kuptoj shume mire gjendjen tende dhe ndoshta per shume gjera po hamendesoj. Po thua qe ke perjetuar shume keto dy muajt e fundit dhe po vuan nga ankthi. Dhe gjeja e fundit qe te brengos eshte se te duket se nuk e do Zotin. Do te thote kjo qe perpara kesaj frike ke perjetuar nje tip tjeter frike qe eshte zhdukur nderkohe? Po mundohem te kuptoj nese ka qene vetem kjo frike prezente gjate dy muajve te fundit apo ke perjetuar edhe frikera te tjera.
Frika qe po perjeton per momentin, pra frika se po behesh ateiste eshte e zakonshme te njerezit besimtare. Gjithashtu eshte normale nganjehere te dyshosh besimin tend dhe te kritikosh. Ky eshte nje besim i shendetshem. Faktin se te duket se nuk e njeh Zotin, konsideroje si mundesi per ta njohur ate me mire. Nese besimi ne Zot eshte i rendesishem per ty, provo te ulesh e ta analizosh kete ndjesi, pa pasur frike. Pse mendon se nuk e do Zotin? Si ka filluar kjo ndjesi? Ka pase nje shkak te qarte? Pse eshte i rendesishem besimi per ty? Cilat mund te jene pasojat negative te te qenit ateiste? A eshte e nevojshme dikotomia besimtar/ateist? A mund te kete ndoshta dicka ne midis te ketyre dy ekstremeve qe mund te te pershtatet me mire? Ndoshta nese e konsideron besimin si dicka me fleksibel ose me ‘fluide’nuk do kesh frike nga lekundjet ne besimin tend. Mbaj nje mendje te hapur dhe kritike, lexo e interesohu. Besimi i verber ne fund te fundit nuk eshte teresisht i shendetshem, por nje besim kritik eshte! Nuk ka asgje per te pasur frike. Prandaj mundohu te qetesohesh. Nese frikera te tilla shkojne e vijne, pranoji ato krahehapur. Ulu e meso prej tyre, njih veten, merr fryme thelle the leri te ikin ne menyre te natyrshme.
Te pershendes,
Elisa