ida 22.01.2021
Peshendetje, jam nje vazj 29 vjece. Ne Mars te ketij viti pata nje atak paniku nderkohe qe isha shtrire per gjume. Bera skaner koke, eko zemre, ekg,analiz tiroidesh, ezhe dhe te gjitha me dolen ne rregull. Mjekim mora por shum pak koh i piva se mu dukte qe sme benin asgje. Jam shum keq me humorin, nuk arrij te lumturohem per asgje, me duket sikur dicka e keqe do me ndodh, theksoj qe jam nen e 2 femijeve. Me tmerron ideja qe mund tme ndodh dicka dhe ti le ato vetem. Po behet gati nje vit me kte gjendje dhe akoma spo gjej zgjidhje. Para 2 ditesh fola me nje neurologe dhe me dha sedoxil dhe nje ilac per ushqimin e trurit me shishe te vogla. Jam pak me mir por jam pak si e pergjumur. cfar keshille mund tme japesh qe ti rikthehem normalitetit e te heq kto mendime negative nga koka? FALEMINDERIT
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Vazhdo pelqe veten duaje veten me shum se cdo njeri ne bot dhe mendo se me mire nga ty nuk ka njeri. Je nene dhe duhet te jesh shembullore per femijet e tu ❤️
Elmi
Pershendetje, te falenderoj shum per fjalet e mira ?? Mundohem shum te mendoj pozitivisht po r ndonjeher esht e pamundur, uroj ta kaloj sa me shpejt pasi esht shum e lodhshme, me ka ndikuar shum ne jeten e perditshme, jam gjithmon e merzitur saqe dhe femijet me pyesin mami ca ke? Nuk e di po shpresoj qe dikush tme jap nje zgjidhje dhe te rikthehem sic kam qen plot energji dhe pozitive
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Gjendje te tilla ankthi shkatohen kryesisht prej gjendjeve te renduara emocionale dhe mjekimi qe u ka dhene mjeku synon pikerisht qetesimin e simptomave te ankthit. Por mjekimi mund te rezultoi jo efektiv nese nuk punohet me shkaqet e ankthit qe ne rastin tend mund te lidhen me dicka qe mund te kesh perjetuar ne Mars kur pate atakun e panikut. A mund te kete lidhje ky perjetim emocional me fillimin e karantines per shkak te Covid-19 apo ka ndodhur dicka tjeter qe te ka shqetesuar? Frika qe ndihen se mund te ndodh dicka e keqe kur te eshte nxitur nese e kujton? Une do te te sugjeroja te merrje ne konsiderat konsulten me nje psikolog ose psikoterapist per ti dhene vetes mundesine te kuptosh natyren e ankthit qe po kalon dhe cfare faktoresh po e nxisin kete gjendje tek ti ne menyre qe te krijosh menyra te reja perballimi. Te mirepres nese do te kesh deshire ta vazhdojme biseden.
Gjithe te mirat.
Dorina