Ankthi 01.02.2021
Kam pas prindin shun semur dhe gjithmon e kam rujt mos po vdes 2’muj dit me merzi e qarje e Ankth prindi pshtoj por tash un kam frik ankth pas asgje hiq pastaj kam mendime negative mos po smurem mos pom bon dikush diqka skam asnje vullnet per jet gjithmon merzitshem me ndihmoni si ta kaloj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që na shkruajte! Siç duket gjendja e ankthit e kaluar për prindin ka lënë gjurmë tek ty. Do të ishte mirë të kishe shpjeguar pak më shumë për gjendjen tënde. Nëqoftëse të duket sikur dikush po të bën diçka dhe ke dhe mendime të tjera të ngjashme, do të të sugjeroja të shkoje në një psikiatër për të bërë një vlerësim.
Nëqoftëse shqetësimi yt më i madh është mërzitja dhe mungesa e kënaqësisë nga jeta, atëherë do të të sugjeroja që të bëje një konsultë me një psikoterapist. Gjithsesi, përpiqu të flasësh me njerëz të tjerë për gjendjen tënde, të kesh një rutinë të përditshme të mirë, përpiqu të jesh aktiv, të kujdesesh për shëndetin tënd fizik, të merresh dhe të bësh gjëra që të pëlqejnë etj. Mund të mbash një ditar që të përshkruash gjendjen tënde shpirtërore, për të kuptuar se çfarë e provokon më shumë gjendjen që je.
Shpresoj të të kem ndihmuar,
Veronika
Falemiderit per pergjigjen por asnje her ne jet keshtu skam qene pos nga ajo koh kur babai ishte i semur
Tashme ankthi po ke kaplon ne qdo moment frigohem pa asgje pastaj kam mendime negative dhe vesvese te medha dikush te jet i semur kam frik se po semurem edhe un si aj person