Këshilla/Blog

Anonim 11.02.2021

Me shqeteson fakti qe nuk mund ti kontrolloje mendimet e mia rreth nje situate dhe menjehere i gjykoje si diqka e rrezikshme. Nuk i paraqitem asaj frike mundohem gjithmon qe te ri sa me larg saj.Cdo dite dhe mendoje qe e kam pasur prej sa e mbaj veten mend. Po jam menduar shume here, por pershkak qe jam tip i padurueshem, menjehere mendoj qe procesi do te deshtoje dhe nuk kam vetebesim. Kam provuar ti menaxhoje mendimet e mia duke i shkruar per mendimet qe kam si negative dhe pozitive jam munduar disa here ti ndryshoje besimet negative qe i kam poashtu edhe meditimin e kam provuar por mendoje qe nuk kam arritur asgje…Faleminderit!

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Pershendetje dhe te falenderoj qe na ke shkruar. Ajo qe me duket interesante per ta trajtuar ne pershkrimin tend mjaft te qarte te gjendjes dhe perpjekjeve per te dale, eshte pikerisht fjalia e fundit. Ndjesia qe me krijohet eshte se sado te perpiqesh vetemevete dhe te arrish dicka, ka nje ‘ze kritik’ ndoshta shume i ashper, brenda teje qe te thote se nuk ke arritur asgje. E sado te perpiqesh, e sado te arrish nuk do te jete asnjehere mjaftueshem. Per kete arsye do te te rekomandoja qe te kerkosh ndihme/mbeshtetje tek dikush tjeter (profesioniste te fushes se psikologjise dhe psikoterapise) qe mund te sherbeje per ta ballafaquar kete ze kritik e per te te krijuar ndoshta tolerancen qe arritjet e vogla mund te jene ndonjehere me te rendesishme se sa nje rezultat i madh i cili per nga natyra eshte i paarritshem dhe i idealizuar dhe se jo gjithmone eshte e nevojshme t’ia dalesh vete, por me ndihmen e tjetrit.

    Nese deshiron te flasim me tej, ndihu i lire te shkruash serish
    Gjithe te mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV