Këshilla/Blog

anonim 12.02.2021

Pershendetje. Jam shume keq. Ka tre muaj qe vuaj nga ankthi. M e duker qe sjom kete bote si nje bote tjeter. Shoh njerzit, cdo gjje perreth me duket e quditshme. A eshte gjendje qe kalohet. Jam teper e shqetsuar

  1. Ari says:

    Eshte kalimtare mos u merzit .. jane disa momente te veshtira me jete dhe cdo gje kalohet mos u merakos aspak

  2. Anonymous says:

    a e ke kalu kete ti dhe si? Mka hup lumturia sjam me sic kam qene

  3. MSc. Enkel Bulica says:

    Pershendetje, ajo qe ti pershkruan eshte nje reagim i cili zakonisht shoqeron dicka qe eshte e paperballueshme, si per shembull nje ngjarje tronditese apo traumatike e cila mund te jete aktuale apo dhe e perjetuar me heret. Ne fakt kjo eshte nje menyre se si nje pjese e njerezve mbrohen nga trauma, nga nje dhimbje e forte perballe te ciles jemi te pafuqishem. Duke e vecuar veten nga ‘kjo bote’, jemi duke u larguar ne fakt nga kjo dhimbje, e cila kthehet e rikthehet dhe te cilen duke ‘u arratisur’ e shmangim por nuk e fashisim dot. Pasoja eshte pikerisht ajo qe ti e ke pershkruar, qe bota perreth dhe vetja e kane humbur cilesin e te qenit plotesisht realitet dhe duket sikur gjithcka eshte ‘nje enderr’.
    Ajo qe ndihmon ne keto raste eshte te marresh mbeshtetje psikologjike per ta eksploruar pak nga pak dhe ne terren te sigurte kete dhimbje/tronditje e per t’i dhene nje kuptim asaj qe po ndodh, te cilin ne nje moment mund te mos e kesh pasur te mundur t’ia japesh vetes.
    Nese deshiron te flasim me tej, ndihu e lire.
    Gjithe te mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV