19.12.2018
JU LUTEM MUND TE me ndimoni kam kaluar nje situat shume te veshtir , pas vdekjes se babait u shtrova direkt ne spital sepse me ra si pun ataku nga emucionet e medha qe kisha, kisha shum emucione negative ,me shum duket si traum ndihem i tromatizuar dhe kam shum ankth problemet mu shfaqen qe kur me vdiq babai kan kaluar 7 muaj qe kur me vdiq babai dhe kam shum frik mendoj vetem per vdekjen e babait dhe kam shum frik mos me ndodh dhe mua e njejta gje si babai im sepse babai im me vdiq ne duart e mija me kap ankth shum i keq me ritet tensjoni dhe me mpiet komplet trupi dhe fillon dhe zemra me reh shum shpejt gati te 130 te raurat e zemres une kam kryer vizita dhe doktoret me kan then ske gje por un mendoj vetem per vdekjen me duket sikur do vdes na momenti ne moment, jam 22 vjec aktualisht doktori me ka dhen 1 ilac qe quhet menartan 20 ,eshte per tensjon ju lutem me ndimoni me ktheni 1 pergjigjje faleminderit .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje Geraldo,
Ju falenderoj që vendosët ta ndani me ne shqetësimin tuaj. E kuptoj që situata juaj po ju mundon tepër për një kohë të gjatë tashmë.
Ka disa arsye pse tragjeditë/ humbjet lënë ndikim të fuqishëm emocional tek njerëzit qe shpesh here shoqerohen edhe me reagime te forta fiziologjike.
Së pari, tragjeditë zakonisht ndodhin papritmas dhe pa ndonjë paralajmrim. Ne nuk kemi kohë të përgatitemi për këtë përvoje të re. Kjo zakonisht është jashtë përvojave tona normale dhe ne duhet të ballafaqohemi me atë që është e panjohur për ne dhe shpesh herë nuk dimë si të sillemi. Humbja e personit tuaj të dashur ju ka tronditur shumë. Kur ndodhin tragjedi të tilla, mendja jonë e mbanë në kujtesë traumën me një intensitet të lartë, si mënyrë natyrale për vetëmbrojtje për tu siguruar që nuk do të përsëitet sërisht ajo situatë. Por si rezultat i kësaj ju do të mbeteni me reagimet post traumatike të përshkruara më lartë nga vetë ju…
Së dyti, shpeshherë tragjeditë/humbjet na e dëmtojnë besimin që ne e kemi për jetën. Mund të ndodhë që mënyra si ne e shikonim jetën është dëmtuar, ne ndoshta kemi reaguar ndryshe nga ajo që kemi dëshiruar apo pritur gjatë krizave.
Unë do të të sugjeroja që të kontaktonit sa më parë me një specialist të kualifikuar. Puna intensive ballë për ballë me të do të ndihmojë ta kuptoni më qartë situatën tuaj, të merreni hap pas hapi me emocionet/nevojat e tua dhe identifikimin se cilat do të ishin hapat e radhës për ta përmirësuar gjëndjen tuaj dhe vënia në praktikë në jetën e përditëshme të punës së arritur gjatë seancave te keshillimit.
Uroj që përgjigjia ime t’iu ketë ndihmuar sado pak në lidhje me shqetësimin tuaj!
Të uroj gjithë të mirat,
Bledar