Xxx 19.02.2021
Pershendetje, shpresoj te jeni mire!
Une jam 1 vajze 20 vjeçe dhe kam problem me ankthin, mendimet negative, kam shume fiksime.. dua te cek pak me shume mendimet negative, duke qen se skam patur probleme fare me to..para 2 muaj filluan te me dilnin keto mendime,behesha keq sdija cfare te beja,kur i mendoja behesha uje ne djers.. tani kisha disa dite qe isha pak me mire dhe me filluan perseri..nuk e di cfare te bej.. edhe dikca tjeter kur shikoj ose degjoj per ndonje semundje me duket sikur do i kem une, ose me duket sikur do vdes papritur se di se kuptoj?dhe me shendetin nuk eci mire disa her me dhembin pjes te barkut disa her koka se di cfare i kam keto, dhe per shkak te ketyre gjerave une cdo dark fle me vones pothuajse e gdhi sepse kam ankth dhe frik?.. shpresoj te marr ndonje pergjigjje sa me shpejt per t’i larguar keto gjera te frikshme qe me ndodhin..Faleminderit per mirekuptimin!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Edhe une i kam meto si 20 vite valla qitash nam lodh besoni me kan 20 dit nan shum ja 20 vhet ashtu me duket se po vdes ne hup trupi krent se di vetn mu jam veq ishlla del dimush si asht sheru edhe na tregon neve te sherohm edhe na se une u qmnda 20 vjet
Edhe un kam fiks te njejten gje me duket sikur po shikoj veten time te ky postim. .. Por fale terapis qe po ndjek I kam kaluar shumicen e siptomave vetem pak me gjumin kam ndonjeher problems si sot qe ka vajt ora 3 e 30 dhe spo fle akoma
Xile te.lutem.me.trego.qfar simtomash ke.se une kam.frik nga vdekja.mendja veq.atu.me.rrin mos.po vdes.prej zemre shpesh kam.si therrie si shtrengim.e.frigohna shum her naten me.nxan si ankth spodi.aekem.deken a.qka.mujna.me.pas.pp.ti qe 20.vjet.edhe qe gjall koke kthema.te.lutem.tregom.diqka qka iki mendimet une vet sguxoj me.nejt sdi kurr eqet.ose.shlir nuk rri kush din.me.tregu.qka mui mepas
Përshëndetje e dashur,
Më vjen keq për stresin që po përjeton aktualisht. Jam këtu për të të ndihmuar që të shohësh sesi mund ta ndihmosh veten.
Së pari, reflekto se me çfarë gjërash në jetën tënde mund të lidhen këto përjetime: ka ndodhur diçka me ty, me familjen tënde, me ndonjë të afërm, që mund të t’i ketë nxitur këto mendim dhe frikëra?
Së dyti, prej sa kohësh ndihesh kështu dhe kur kanë filluar fiks shqetësimet? Koha ose periudha kur kanë filluar, me këtë intensitet që kanë tani, mund të të japin një ide më të qartë se me çfarë janë lidhur ato?
Së treti, edhe nëse nuk kanë qenë me këtë intensitet, i ke përjetuar edhe më parë në jetën tënde këto shqetësime? Kur dhe pse?
Së katërti, cilat janë nevojat e tua në këto momente dhe kush mund të të ndihmojë t’i plotësosh? Mendo për familjarë, të afërm, miq që mund të të mbështesin në këtë periudhë të vështirë për ty. Kërko ndihmën e tyre, fol me ta, thuaju për çfarë ke nevojë dhe lëri të të japin sugjerime konkrete.
Së pesti, përpiqu të bësh disa “rregullime” në jetën tënde që mund të të ndihmojnë të përmirësosh stilin e jetesës: mundohu të flesh pak më shumë gjumë, të ushqehesh shëndetshëm, të hidratohesh, të ecësh, të bësh ushtrime, të bësh disa gjëra që të kënaqin dhe të japin kuptim, etj.
Së gjashti, kërko në internet disa mënyra dhe strategji për menaxhimin e ankthit dhe fillo të praktikosh me vetëdije ushtrime të frymëmarrjes dhe ushtrime relaksimi – janë shumë ndihmuese.
Së gjashti, nëse pas këtyre opsioneve ndien që mendimet janë më të forta se ty, atëherë do të të sugjeroj të konsultohesh sa më parë me një psikolog, në mënyrë që të marrësh një ndihmë më konkrete dhe të shpejtë.
Të përshëndes,
Lediona Braho