Këshilla/Blog

Keti 08.03.2021

Pershendetje .Jam Keti 29 vjece .Kam vite qe vuaj nga ankthi ,por keto kohet e fundit me jane shtuar simptomat .Nje nate u ngrita nga gjumi si e frikesuar kisha nje ndjesi ne koke si shtrengim por jo dhimbje sikur po humbisja mendjen ne ato momente me filloj zemra me rrihte shume shpejt mund te them 250 rrahje ishte hera e pare me keto rrahjet kaq te larta ..me dukej sikur do me dilte nga vendi sikur ne veshet kisha ven kufje aq fort e degjoja zemren ..U frikesiva shume piva uji me limon mbas 20 min sikur u qetesova pak ..Mata tensionin ishte i larte e rrahjet 150 kur isha e qet ..Dua tju pyes juve a te ngre ankthi nga gjumi se ne gjume nuk me ishte bere asnjeher kji gje..Ankthin e perjetoj zakonisht diten me hyn frike lodhje rrahje zemre tension i lart sikur nuk perqendrohem dot her her me duket sikur do me iki mendja ..Jam shume keq nga mendimet negative ..Nuk po e jetoj dot jeten e qet ?

  1. Geni says:

    Pershendetje Keti!

    Edhe une ashtu si ti, kam vite qe vuaj nga crregullimet e ankthit. Eshte shume e kuptueshme frika jote nga ankthi, dhe nevoja qe ke per tu qetesuar. Ankthi ne vetvete eshte nje mekanizem mbrojtes i sistemit nervor, dhe nuk eshte domosdoshmerisht i keq. Problem behet kur nuk ka ndonje rrezik real, por truri vazhdon te na mbaje ne gjendje ankthi njesoj sikur do ndodhe ndonje gje e frikshme. Gjithashtu, ankthi mund te shfaqet ne cdo moment, e jo vetem gjate dites. Mendimet negative jane mendime intrusive, te padeshiruara dhe nuk jane reflektim i karakterit dhe vlerave te nje personi. Nese keto mendime po behen pengese ne jeten tende, te sugjeroj te keshillohesh me nje psikolog te specializuar ne trajtimin e crregullimeve te ankthit.

    Te pershendes!

  2. Msc. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Besoj se nga pershkrimi qe ke bere i gjendjes tende i ke dhene vet pergjigje pyetjes qe ke shtruar. Po, ankthi mund te te ngre nga gjumi. Problemet e gjumit lidhen shpesh here me ankthin. Je ndal gjate mbi natyren e perjetimeve dhe simptomave fizike qe ke perjetuar, por nuk ke thene asgje ne pershkrimin tend qe te lidhet me natyren e mendimeve negative qe te mundojne. Mendoj se eshte e rendesishme te fokusohemi te shkaqet qe po te bejne te jesh ne kete gjendje te vazhdueshme dhe te ndalemi te natyra e mendimeve negative qe po te mundojne. Prej sa kohesh ndihesh keshtu? Me cfare lidhen mendimet qe te mundojne? Ankthi mund te jete nje gjendje e vazhdueshme tensioni emocional qe zakonisht dikton nje konflikt emocional. Te mirepres ta vazhdojme biseden per te kuptuar pak me mire se si mund ta menaxhosh kete situate. Te uroj gjithe te mirat.
    Perzemersisht,
    Dorina

  3. Keti says:

    Pershendetje e nderuar psikologe une jam Keti te falenderoj qe keni komentuar ne problemin tim ne lidhje me ankthin..Une kam disa vite qe vuaj nga ankthi..Ne fillim me ka nisur me nje mbllokim frymemarje pastaj me von me jane shtuar rrahjet e shpejta te zemres ..Ndersa tani ndjej lodhje takikardi marrje mendesh nuk mbushem dot me fryme .Jam cdo dite me ankesa me dhimbje koke si mpirje ne koke ..Naten spo bej gjume fare ..Sapo i mbylle syt fle pak minuta pastaj i hap e frikesuar me rrahje te shpejta zemre me duket sikur so vdes ..Qetesohem pak shtrihem perseri e njejta gje ..Jam lodhur kaq kohe pa gjume pa deshire dhe shpres se do rregullohem..Analizat i bera pres pergjigjen nga zemra skam gje me dolen mire..Por keto analizat e pergjitheshme i kam bere edhe me pare mire me dalin ndersa une sa vi e jam me keq..Nuk ka dite qe mos te ankohem ndjej shume lodhje ne cdo gje qe bej..Se di pse me rri mendja tek e keqa dhe sikur skam shpres qe do jem mire ..Probleme te medhaja nik eshe s ekam patur ne jete..por keshtu jam tip qe vras mendjen e shqetesohem shpejt kam kaluar disa veshtiresi me perpara por tani kane kaluar ..Une so doja te dija nga ankthi a mund te vdesi apo te humbasi ndjenjat njeri ?Dhe cfare me keshilloni te bej ?

  4. Keli says:

    Prsh keti. Dhe un vuaj nga antkhi dhe kur kam atakun e panikut tensjoni me shkom 1u dhe 18. Po ty sa te vete?

  5. Elona says:

    Psh dhd un vuaj nga ankthi dhe tesioni I larte .tesioni me shkon 18 me 12. Ndjej shum sintoma fizike

  6. Anonymous says:

    Keshtu jam edhe un 21 vjec jam te gjitha me kan dal mir kam tension her me rritet her me bjen krejt posht 111 me 55

  7. Alban says:

    Edhe mua me ka ndodhur disa here ndjesia e ankthit dhe rritje e tensionit 14-10, veshtiresi ne frymemarj, veshtiresi ne gelltitje, trembje ne gjume, tharje e hundes dhe gojes etj. Doja te dija nese dikush e di si ndikon duhani per ankthin

  8. Mali says:

    Ndikon duhani PO edhe un e pi jam ashtu si ti kam edhe tension vetem te gjakut e kam te larte vetem mos mendo gjera negative mua me kan iku pothuajse krejt mendimet jam me mir PO prap me kap ndonjehere ankthi

  9. Anonymous says:

    Pershendetje jam nje djale jetoj ne tirane para 4 vitesh u bera keq me vajten te rahurat e zemres 150 dhe tensjon i larte 14 me 9 kisha dhe shum gjendje ankthi sikur u stabilizova tani ka nje jave qe me eshte rikthyer prape bera nje shirit zemre dhe eko me dolen mire po kur bera shiritin tensioni mu rit se me kapi ankthi ma coi 18 me 8 po me ka dhene doltori concor 5 mg a duhet ti pi jam shume i shqetsuar sdi ca te bej kam frike se nuk vuaj nga tensjoni se nuk me dhemb as koka as nuk me vishen syte dhe mend sme meren vetem me thahet goja me mpiet koka dhe trupi dhe me duket sikur do me ndodhi dicka e keqe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV