Këshilla/Blog

ALBANI 08.03.2021

Pershendetje!Une jam diagnostikuar me ankth te pergjitheshem. Kam bere te gjitha analizat te gjakut, te zemeres, te stomakut, CT te kokes dhe gjithcka me ka dale mire. Problemi im eshte qe kur zgjohem ne mengjes, me kam ankthi, mundohem ta menaxhoj dhe te eci perpara. Ajo qe me shqeteson me shume eshte nje dhimbje ne forme mpirjeje mbi koke, qe me zbret drejt ballit dhe me jepe ndjenjen e gjumit, ose te pergjumjes. Gjithashtu kam here pas here dhimbje mbrapa koke dhe ne qafe. Frika eshte ajo me e madhja e cila me ngacmon me shume, duke i thene vetes obo bo cfare do me ndodhi. Jam takuar me Psikolog, me Psikiater, te cilet me kane thene edhe per ankthin, duke me rekomanduar disa medikamente. Por une nuk dua te perdor medikamente. Mundeni ju te me tregoni cfare menyre te perdor qe te largoj kete dreq ankthi, sepse eshte bere i padurueshem. Faleminderit

  1. Përshëndetje, faleminderit që kontaktuar me ne! Duket se gjendja e ankthit që po kaloni po zgjat dhe po ju ngarkon. Dhe mesa kuptoj ankthi juaj lidhet kryesisht me shëndetin dhe me mundësinë e pasjes së një sëmundjeje serioze. Këto shqetësime shpesh i kanë fillesat herët në jetë, nuk e di si është në rastin tuaj, sa kohë keni që vuani nga këto simptoma. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, në varësi të personave. Ndoshta një nga gjërat që ia vlen të reflektoni është se si është jeta juaj aktualisht? A ka diçka që ju pengon? Që e keni brengë? Si ka qenë jeta juaj pa fillimin e ankthit?

    Do ju sugjeroja të kryeni disa seanca psikoterapie. Po shkruani se jeni takuar me psikolog, por nuk e di nëse ka qenë për një konsultë apo dhe për seanca. Gjithashtu, mund të shkruani dhe në chat – in e kësaj faqeje për të bërë një seancë më ndërvepruese.

    Këshillat për ankthin janë këshilla të përgjithshme, por shpresoj t’i gjeni të vlefshme:
    – Do ju sugjeroja që të flisni me njerëz që ju mbështesin për gjendjen tuaj;
    – Ushqyerja e shëndetshme dhe gjumi i rregullt është gjithmonë e sugjeruar
    – Nqs mundeni, merruni me aktivitete fizike
    – Në rastet që nuk ndihesh mirë, përpiqu të mendish për një vend ose imazh ose një situatë që të sjellë ndjenja pozitive dhe thuaji vetes “ndal” nga mendimet jo të mira.
    – Gjithashtu, mund të praktikosh ushtrime të frymëmarrjes.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

  2. Albani says:

    Une kam nje natyre aktive i qeshur, qe se kam care koken kurre per asgje. Kam 1 vit me keto problene. Fillimi ankthi ka qene nje atak paniku qe me ka kapur dhe perfundova ne spital. Aty me bene te gjitha kontrollet dhe me thane qe skam asgje organike. Nga ai moment une kam ankth, pothuajase cdo dite. Rrahje zemre te shpeshta, mpirje koke ose shtrengim koke sikur ma kane futur ne morse. Keto simptoma i kam vetem gjysmen e dites, pra deri ne drek. Me pas jam shume mire. Faleminderit

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV