28.12.2018
Pershendetje
Kerkoj ndihme tuaj ….isha e lidhur me nje djal dhe para nje muaji ndahemi
Qe aty filloi qe jeta tme merte rruge tjt , fillova te mos dilja mire ne provime , notat ishin jo t kenaqeshme , kete e vun re mesueset t cilet kur takuan prinderit ia shfaqen problemin qe kisha ren nga mesimett . Nk e kuptoja se cfare po ndodhtee , situata me te shtepis nuk ishte aspak e mir pas jam nje nxenese qe mesoj dhe kte vit jam maturantee
Kisha shum stresss , me mungonte shum dashuri nk isha e lumtur vazhdoj te mos jem …
Ndoshta u qetesova pak , kur para 3 dit ish i dashuri me kerkon prp t bashkoheniii me shkruan perseri pa u ndalur .. esht nje situatt pa zgjidhjeee , jam shum e stresuar gjthcka ka mar rrug tjt
Nuk e kpt dot se cfare po ndodh ??
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur! Ne kete situate qe ke pershkruar, e ke treguar edhe shkakun e problemit: I dashuri juaj i paqendrueshem. Ju jeni 18 vjec dhe mund te merrni vendime te pjekura, ndaj merrni situaten ne dore dhe mos e lejoni veten te beheni nje loder ne doren e askujt. Je e bindur qe do te jesh ne krahun e ketij njeriu qe nuk di cfare do as per vete??? Po, eshte e vertete qe te gjithe njerzit mund te kene momentet e tyre kur jane ne medyshje per te vazhduar apo jo nje lidhje, por njerzit e pjekur e bejne kete analize me veten dhe kur kane marre nje vendim e thone dhe i qendrojne. Nuk luajne me ndjenjat dhe jete e te tjereve. Sigurish ju thoni qe ju mungon i dashuri dhe kjo eshte normale kur ndjenjat jane te sinqerta, po nese ne nje marredhenie nuk mund te kete barazi, nuk mendoni se te pakten duhet te kete ekuiliber, kujdes dhe respekt per pertnerin/partneren. Ju thoni se nuk e kuptoni cfare po ndodh, po kam bindjen se e kuptoni shume mire dhe nuk deshironi qe te jeni ju ajo qe i ve kapakun kesaj situate, dhe pergjegjesine per kete e mban pala tjeter. Se cfare rrjedhe do te marre e ardhjma juaj, kjo do te varet me se shumti nga venditmet qe ju do te merrni per veten. Ndaj, kurajo! Fokusohuni te vetja dhe te ajo cfare eshte me te vertet e rendeshishme per te ardhmen. Gjithe te mirat!